Investigimi tregoi se në të njëjtën ndërtesë ku Ambasada e Izraelit ka selinë e saj, në kullën “4 Ever Green Tower”, operonte edhe një kompani shqiptare e përfshirë në veprimtari kriminale.
Kjo kompani, përmes një rrjeti call center-ash, mashtronte mijëra klientë nga e gjithë bota duke i joshur me investime të rreme në “trading online”dhe kriptovaluta e riciklime kapitalesh të pista. Sipas hetimeve, qarkullimi financiar i kësaj skeme arrinte në 20–30 milionë euro në muaj fitim në muaj.
Ky fakt tregon qartë jo vetëm sofistikimin dhe cinizmin e kësaj organizate kriminale, por edhe dështimin e institucioneve shqiptare, të cilat kanë lejuar që një aktivitet i tillë të zhvillohet pranë zyrave diplomatike të një shteti të fuqishëm dhe me peshë të madhe në gjeopolitikën botërore si Izraeli. SPAK arriti të godasë një rrjet të mirëorganizuar që ngrinte skema fiktive investimesh dhe mashtronte mijëra qytetarë europianë. Rrjeti përfitonte dhjetëra miliona euro çdo muaj falë call center-ave të koordinuar në disa vende të Europës, me bazë operative në Shqipëri. Gazetari investigativ Luigi Pelazza ndoqi nga afër operacionin dhe, me ndihmën e një bashkëpunëtori të infiltruar, dokumentoi nga brenda prapaskenat e kësaj mashtrimi ndërkombëtar.
Një javë pas puntatës së fundit, “Le Iene” iu rikthye investigimit, duke zbuluar se viktimat e kësaj skeme nuk ishin vetëm qytetarë italianë, por edhe spanjollë, francezë dhe gjermanë. Mashtrimi realizohej përmes investimeve fiktive, kriptovalutave dhe mekanizmave të riciklimit të parave.
Puntata e radhës nxori në pah një fakt edhe më shqetësues: vendndodhja e bazës së kësaj organizate kriminale e kishte vështirësuar jashtëzakonisht ndërhyrjen e SPAK-ut, operacion që drejtohej nga prokurori Vladimir Mara.
Burimi/Facebook


Leave a Reply