Pozita dhe opozita në këtë rast ti lënë anash interesat partiake dhe të vendosin në interesin e Kosovës duke e votuar Vjosa Osmanin për një mandat të dytë për Presidente të Republikës së Kosovës.
Asnjë President deri më tani nuk e ka përfaqësuar Kosovën më mirë në arenën ndërkombëtare dhe sidomos në SHBA.
PO TË MOS ISHTE, DO DUHEJ TA SHPIKNIM!
Presidentja zonja Vjosa Osmani është një politikane e zgjuar, me përgatitjen e duhur politike dhe diplomatike, me integritet të lartë e cila ka treguar jo vetëm kurajo por edhe një personalitet të mirëpërcaktuar kombëtar.
Deri më tani ajo jo vetëm si grua e fortë por sidomos si një zonjë e plotësuar intelektualisht dhe e vendosur në qëndrimet e veta ka arritur të përfaqësojë denjësisht Kosovën (shtetin më të ri në Europë) si askush më parë në skenën mediatike ndërkombëtare.
Mos harrojmë se angazhimi i saj diplomatik i solli Kosovës tre njohje të tjera pas vitesh që ky proçes kish ngecur.
E përveç të qenurit grua (ku dihet se fuqizimi i gruas është një temë e rëndësishme në diskursin publik ndërkombëtar) zonja Osmani është dëshmuar se para Kosovës dhe Kombit Shqiptar nuk vendos asgjë tjetër.
Faton Kurti
Kryetar i Republikanët e Kosovës


Burimi/Facebook/Faton Kurti, Republikanët e Kosovës


Leave a Reply