Që në hyrjen e saj në format, Krusita u shpreh se e njihte shumë mirë Mateon, deklaratë që u shoqërua me një reagim të përmbajtur dhe disi të stepur nga ana e banorit.
Së fundmi, kjo çështje është komentuar edhe nga Olta Sheta, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo hodhi dyshime se mes tyre mund të ketë pasur diçka në të shkuarën, duke theksuar faktin se të dy janë nga Elbasani.
“Elbasani është i vogël, njerëzit njihen me njëri-tjetrin. Edhe në Tiranë që është e madhe, prapë njihesh. Mund të aludohet që kanë pasur diçka, pse jo. Nuk ka asgjë të keqe. Është interesante dhe mendoj që mund të dalë si surprizë”, u shpreh Olta.
Ajo shtoi gjithashtu se, nëse mes Mateos dhe Krusitës ka ekzistuar një lidhje më parë, shpreson që situata të mos degradojë në një trekëndësh si ai i krijuar mes Ina–Stelina–Keijsi.
“Mateo është shumë pozitiv, djalë me sedër dhe shumë i mirë”, përfundoi Olta Sheta.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo e shkuar do të dalë në dritë brenda shtëpisë së BBV apo do të mbetet vetëm në nivel aludimesh.
Burimi/Facebook/Lajme Javore


Leave a Reply