Gjeopolitika e Donald Trump ka vënë Europën përballë një krize të thellë ekonomike dhe politike, që po merr përmasa falimenti. Megjithatë, askush nuk flet. Heshtja është totale. Tarifat e vendosura nga Trump duken vetëm si koperturë; e vërteta është shumë më e rëndë se propaganda zyrtare.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duket se ka rënë në një grackë nga e cila nuk po arrin të dalë. Nuk ka sqarime, nuk ka transparencë. Negociatat me Trump, sipas të gjitha shenjave, nuk kanë përfunduar ashtu siç dëshironte Brukseli.
Kriza pritet të godasë fillimisht industrinë automobilistike gjermane. Kancelari Friedrich Merz (apo drejtuesit aktualë të Berlinit) duket se nuk kanë arritur të mbyllin marrëveshje për tarifat me administratën Trump. Europa hesht për këtë fakt alarmues.
E zhytur në korrupsion, ku maja e ajsbergut përfaqësohet nga figura të njohura të establishmentit europian, si Mogherini, elitat majtiste po përhapin frikën e luftës. Qëllimi është i qartë: të shpërqendrohen popujt europianë dhe të pengohen protestat sociale kundër kolapsit ekonomik.
Në Komisionin Europian, Von der Leyen nuk jep asnjë informacion për gjendjen reale ekonomike, as për tarifat e vendosura nga Trump. Natyrshëm lind pyetja: pse kjo heshtje?
A ka Trump në dorë dosje komprometuese që mund të fundosin politikisht kreun e Europës?
Në korridoret e pushtetit flitet për “dosje të fshira”, mesazhe të rikuperuara dhe tashmë të ndodhura në tavolinën e Trump. Kjo mund të shpjegojë heshtjen e kupolës europiane.
Përplasja mes Von der Leyen dhe Giorgia Melonit nuk ishte rastësore. As paditë, sipas burimeve. Vetë Meloni është shprehur se një krizë financiare në Itali do të përbënte një skandal të madh, që do të fundosë moralisht dhe politikisht kupolën e Europës dhe vetë drejtuesen e saj.
Në politikën e tij, Trump ka vendosur presion edhe përmes NATO-s, duke kërkuar që vendet anëtare të përmbushin realisht detyrimin financiar. Për vite me radhë, Europa ka përfituar nga mbrojtja amerikane pa paguar koston reale. Tani, fatura ka mbërritur.
Mos-pagimi i menjëhershëm sjell sanksione. Prandaj Europa detyrohet të negociojë kontrata të reja me SHBA-në. Kjo është pika më delikate, sepse thesari europian duket se është bosh.
Kur Trump paralajmëroi Europën për politikat e saj të dështuara, veçanërisht për emigracionin, elitat e majta të ushqyera nga politika sorosiane nuk e morën seriozisht. Sot, jo vetëm Italia, por edhe Franca po kërkojnë marrëveshje dypalëshe me SHBA-në, duke anashkaluar Brukselin.
Mediat europiane vazhdojnë të heshtin për realitetin dhe të ushqejnë frikën e luftës. Koha po mbaron. Kupola europiane, me Von der Leyen në krye, ndodhet në një kolaps të plotë politik, ekonomik dhe moral.
Europa po paguan çmimin e arrogancës së saj.Ky është rrealitet, i dhimbshëm. Por dhe fundi i një politike majtiste sorosiane. Politikë që më shumë se kushdo. E ka parë e prekur populli shqiptarë Padi drejtohet nga MAFI-Shtet. Dhe ku Shqipëria është përdorur si vënd eksperimental. Ndaj dhe Minuku është kaq shumë i tensionur Dhe udhëton e prez kupolën europiane Padi ai është caktuar si portaboçja e SOROS në Ballkan e Europë
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply