Një ide e bukur , sepse disa shtëpi në Shkodër nga që kanë histori , se kanë jetu personalitete.
Moderniteti, pa kujtesë , mund të bëhet nji formë dhune .
Me urimin për vitin 2026 , fondacioni “Jup Kastrati”
të realizojë objektivat që i ka planifikuar.
Nji ndër to është që Shkodra të ketë edhe shtëpinë muze të Prof Jup Kastrati .
Shpresojmë që kjo të arrihet, sepse duke marr hua fjalët e prof. Adrian Ndreca në daljen e tij në emisionin “A Show” dt 31 dhjetor nuk asht diçka inteligjente që nji thesar të groposet me frikën që mos të gjendet…
Se disa shtëpi janë të veçanta sepse ata nuk janë thjesht fjetore por krijojnë vende , identitet , kulturë
dhe histori.
Kështu ndër të tjera i shërbejmë edhe një ndër synimeve tona që Fondacioni të vërë në pah jo vetëm veprën , punën dhe trashigiminë e gjithanshme të Prof Kastratit , por të vë në pah , nëpërmjet tij edhe të gjithë kategorinë e “heronjve të heshtur” të DIJES , të tipologjisë së studiesve që rrinë larg syve sipërfaqësore e që nuk kërkojnë vëmendjen e prozhektorëve propagandues .
Fondacioni Jup Kastrati
Burimi/Facebook/GEGNISHT


Leave a Reply