Protesta e sotme u zhvillua, pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar.
Keqinformimi i opinionit publik nga disa faqe anonime, të cilat shpërndanë qëllimisht lajmin se protesta nuk do të mbahej, ndikoi drejtpërdrejt në pjesëmarrje.
Kjo ishte një përpjekje e qartë për ta zbehur zërin qytetar.
Protesta u zhvillua realisht.
Por ajo që përbën turp të madh dhe precedent të rrezikshëm, është fakti se brenda territorit të Kishës së Shën Ndout, kishte prezencë të forcave të policisë.
Pyetja është legjitime dhe kërkon përgjigje: pse policia brenda një vendi të shenjtë? Kujt i shërben ky frikësim?
Kjo është vetëm fillimi.
Pas Vitit të Ri do të organizohet një protestë tjetër, më e madhe dhe më e vendosur, me një kërkesë të qartë: Ndërprerjen e menjëhershme të çdo projekti që cenon karakterin fetar, historik dhe shpirtëror të Kishës së Shën Ndout në Laç.
Kjo kishë nuk është pronë tregu, as objekt investimi.
Është vend i shenjtë, i mbrojtur nga besimi i popullit ndër shekuj.
Ne kemi ditur ta mbrojmë Kishën e Shën Ndout për më shumë se 500 vjet, dhe do ta mbrojmë edhe sot, me dinjitet, vendosmëri dhe rezistencë qytetare.
Ne kemi mundësinë të informojmë edhe Selinë e Shenjtë, por nuk kemi nevojë për leje për të mbrojtur besimin tonë.
Ky është detyrim moral dhe historik i komunitetit.
Nëse nuk do të ketë tërheqje të plotë nga ky projekt dhe dorëheqje nga çdo tentativë për tjetërsim, protestat do të vazhdojnë, gjithnjë më të organizuara, më të forta dhe më të gjera, deri në mbrojtjen e plotë të Kishës së Shën Ndout.
Kisha nuk negociohet.
Besimi nuk shitet.
Katolikët e vërtetë nuk heshtin.
Me respekt,
Leon Molla
Burimi/Facebook


Leave a Reply