Vullnet Mato
(Në mëngjes dhe mbrëmje, kodrave dhe pyjeve
me ajër të pastër, shihen njerëz që vrapojnë)
Rend, or rend, rend u thuaj,
kush do nga lyra të mos vuaj,
të filloj si ti vrapin me ngut,
t’i shthuret dhjami në trup.
Se ti betejën me veten fitove,
peshën e tepërt shkarkove!
Rent, or rent, rent dhe pak,
Rent or maratonomak!
Merr një vrap prej suferine
dhe vërtitesh ndaj kodrine,
hip e zbrit poshtë e përpjetë,
këmba tokën sa ta cek,
fluturon si zog i rëndë,
zbuluar gjoksin me pëndë,
në rrugica, brigje, shpat,
petrit, or maratonomak!
Ke një punë që s’të lëshon,
por kohës i vure racion,
kërkon linjën e përsosur,
siç e kishe pa u dhjamosur.
Të lumtë për vendosmërinë,
të fitosh mbi plogështinë,
vrapo gjatë udhëve pa cak,
Ngulmo, or maratonomak!
Zbulove të lashtin sekret,
si të kesh normal shëndet,
se vrapimi të jep bukuri,
të jep trup me hijeshi,
të jep formë elegante,
dhe energji pasionante,
mosha kurrë nuk të plak,
Rent, or maratonomak!
T’u tha fyti për pak ujë,
mendja të bëhet rrëmujë.
Dielli djeg, ndonëse ka re,
Djersët të pikojnë përdhe.
Gryka shfryn e përvëlon,
si tenxhere me presion.
Të gjitha i sfidon me vrap,
Rend, or maratonomak!
Zjarr në këmbë, zjarr në kokë,
prush kudo shkel përtokë.
Zemra brinjët t’i godit,
si një çekiç pneumatik.
Sytë mjegull të shikojnë,
nga rrëketë që të kullojnë,
duro se arrite edhe pak,
mbahu or, maratonomak!
Stola, trungje, rrugës dalin
duan vrapin të të ndalin,
mos se janë magjistrica,
të shtojnë dhjamin të gjitha!
Klubet po të ftojnë pranë,
me kafe të shërosh xhanë,
po mos i beso ato aspak,
Rent, or maratonomak!
Ja arrita, vetes i the,
në peshore, ku vrapin le.
Zbrita kilet, brohorite,
të dy krahët lart i ngrite,
pushtimin dhjamor çlirove,
me vrapin që s’ia përtove.
Hoqe barkun pak nga pak,
trupvigan, or Maratonomak!
Derguar nga z.Flori Bruqi
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply