Nga Express
E dëgjojmë shumë shpesh se “dasma ishte e njejtë si gjithë të tjerat”, apo edhe ‘dorëzimin’ para tradicionales dhe të zakonshmes. “Thjesht, nuk mund t’i ikim të gjitha ceremonive” thonë shumë organizatorë të dasmave.
Detajet bëjnë dallimin, dhe për këtë ne ju sjellim disa këshilla se si të bëni një dasëm moderne, të ndryshme nga të tjerët, dhe mbi të gjitha – të mbetet në memorien e secilit që keni ftuar!
1. Kodi i veshjes – kur është në pyetje veshja juaj, bëhuni inovativë dhe të guximshëm. Keni në mendje vetëm një gjë – argëtimin. Në party-n e fundit me shoqe si beqare, shkëlqeni në fustanin me springa, taket e larta dhe çantën clutch me ngjyrë të fortë. Argëtohuni në secilin moment të veshur me trendin më të fundit.
Ju rekomandojmë çantë nga lëkura natyrale, si dhe atyre të bëra nga sateni. Skaji nuk është në modë. Zgjidhni këpucë të mbyllura apo sandale me print modern. Detajet e llojit si hallkë të artë apo vathëve elegante nuk guxojnë të mungojnë. Mirëpo, mos e teproni me to. Detajet janë këtu që të vënë vulë në kombinimin që keni zgjedhur, e jo të jenë pjesa që bie më së shumti në sy.

2. Në ahengun tuaj mendojeni një koktej freskues dhe së bashku me shoqet i jepni një emër. Kombinoni shijet tuaja të preferuara dhe ‘bëni gëzuar’ me shoqet për momente më të mira të cilat ju presin në martesën tuaj. Kombinimi i pazakonshëm i vërës, xhinit, limonit dhe sheqerit përbën koktejin “French 75″.

3. Memorojeni me fotoaparat secilin moment argëtimin në ahengun tuaj, por edhe në dasmën tuaj. Më vonë zhvilloni fotografitë më të mira dhe vendosni në albumin për fotografi (apo bëjeni një katalog) dhe i dhuroni nga një të gjithë mysafirëve që kanë qenë në aheng. Një gjë është e sigurt – do të mahniten me gjestin tuaj.

4. Nëse fustani juaj i nusërisë është i gjatë, fustani juaj në aheng të jetë në nuancën e njëjtë mirëpo i shkurtër. Bëhuni moderne në gjithçka që zgjidhni që të mbani, mirëpo keni parasysh të ndjeheni komod në fustanin të cilin e zgjidhni. Materialet e qëndisura janë detaje të cilat janë në trend, prandaj mos harroni që të mbani një dorezë të qëndisur, vello, apo një shall.

5. Muzika – pa marrë parasysh se cilin lloj të muzikës preferoni, keni parasysh që notat romantike në dasmë duhet të jenë patjetër.
6. Nëse ju lejojnë mundësitë, për muaj të mjaltit përzgjidhni ndonjë destinim ekzotik dhe kënaquni në pushim me gjithë qenien tuaj. E meritoni që ditët tuaja të para në martesë t’i kaloni në ndonjë oazë e cila është krijuar për t’u kënaqur në puthje dhe butësi.

7. Torta e martesës – Le të jetë shumë e shijshme mirëpo edhe e bukur për sy. Në varësi nga ajo se a doni më shumë çokolatën apo shijen e frutave, përzgjidhni edhe ëmbëlsirat tjera nga përbërja e njëjtë. Mundohuni që pjatat dhe tabakët në të cilat janë të vendosura ëmbëlsirat të jenë të dekoruara bukur.

8. Pritni mysafirët me kanape nga mishi i pulës dhe avokado. Kombinimi i këtyre dy shijeve në një sandviç koktej është hiti më i ri në botë, kur bëhet fjalë për ushqimin e dasmës. Sandviçët shërbejini në pjata të bardha dhe me verë të bardhë apo shampanjë.

9. Beqareshat në martesën tuaj le të mbajnë fustane me ngjyra të ndezura dhe së bashku të krijojnë trendin e bllokut të ngjyrave (color block trend). Për ato përzgjidhni buqeta të vogla lulesh të cilat do të përshtaten në tërësi me bidermajerin tuaj. Një gjë është e sigurt – do të binë në sy.

10. Unazat tuaja le të jetë unikate. Të bëra nga ari i bardhë apo i verdhë, apo kombinim i këtyre dyjave – zgjedhja është e juaja. Një numër i madh i artarive bëjnë unaza sipas dëshirës suaj. Pse të mos jeni të veçantë kur është në pyetje përzgjedhja e unazës e cila simbolizon dashurinë? (Femra)

Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply