Më kanë këshilluar miq edhe shokë edhe hapur edhe pas krahëve.
Nuk ia mar për keq as njërit,po një bashkëbisedim do bëjmë.
Kur ai më vret ,më vjedh ,më lë pa pension,si të bëj të hesht?
Po ajo vota që më kërkohet si qytetar nuk është politikë?
Po ai vjedh pasurohet me gjakun dhe djersën tonë,dhe bën edhe karshillëk betohet mbi flamur dhe kushtetutë,duhet të rrimë pa folur se quhet politikë!
Edhe fëmija po nuk qau nuk i jep e ëma gji.
Për ata që nuk e dinë ,jam që nga 96 në Itali.
Fabrika ku punoja unë ,se tani jam në pension,ishim shumica emigrantë nga kombe të ndryshme.
Jam ndjerë dy herë ngusht si shqiptar.
Kur shpërtheu Gërdeci një koleg Rumun më tha me ironi :
Paskeni bombë nukleare juve?
Nuk e paskemi ditur.
Më thoni çfar është kjo politikë?
Unë nuk u bëra dot struc ,të thosha tani kam pashaportë italiane. I dhashë përgjigjen më të mirë të mundshme.
I thashë ju e vratë Nikola Çausheskun ne nuk e vramë.
Një herë tjetër më tha një koleg Sërb:
Hë se ju shqiptarët kështu jini.
Si jemi i thashë?
E ka thënë ai poeti juaj i madh Konica:
Shqipëri moj të kam dh***ë.
S’të mora vesh as një herë.
Si thoni juve çfar ti thosha këtij nuk merrem me politikë?
Ju këndërpërgjigja.Juve jini të gjithë të kulluarë?
Jo,jo tha.
I thashë ne kemi një fjalë të urtë popullore i thashë që edhe gishtat e një dore nuk janë njësoj..
Besoj se tani që dëgjuat këto fakte nuk do më paragjykoni.
Tani pse jam i ndjeshëm dhe nuk duroj dot të më shajnë atdheun tim ,kjo është tjetër punë ?
Ku do që të jem e në çdo situatë të ndodhem nuk e mohoj atdheun tim, dhe do e mbroj me çdo kusht të mos ma baltosin,cili do qofshin ata të jashtëm a të brëndshëm.
Madje dikush më ka thënë mos shkruaj për politikë.
Ç’kuptim do kishte një vargje shkrues si unë të shkruante ciu,ciu zogu ,ku-ku qyqja ,të putha më puthe të pres te mullari me kashtë pse nuk dole jashtë , etj.
Ç’do shtetas në një mënyrë ase tjetër duhet të jetojë me të mirat dhe brengat që ka hequr dhe heq vënd i lindjes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Burimi/Facebook


Leave a Reply