Jam
kapuç bardhë,
zemër bardhë e këmishë e bardhë.
Vetëm damarët e zemrës i kam t’kuq,
si shenjë jete, si betim i pashlyem.
Në njanin krah më varet huta,
në tjetrin zogu i zi
me stërpikat e gjakut tem.
Çelë shqipet e vogla n’lugun e qafës —
ato që kanë me ruejtë qiellin,
bjeshkën e detin.
Unë
me gajtanë të zi rreth belit,
për me ruejtë vdekjen
dhe lindjen e djalit.
Zogu, sqepin e kthetrat brisqe,
me ma ruejtë flamurin.
Jam shqiptar
me zemër prushi n’gji,
me damarin e Drinit n’ballë.
Jeta e vdekja rrjedhin gurgullimë përmes kurrizit,
e lidhin dy krahët e atdheut
n’nji trup t’vetëm.
Jam —
po jam dardan,
krenar për zemrën që bashkon dy mushkëni:
t’Gjergjit e t’Ademit,
Dardaninë e Shqipninë.
E jam plak,
e bahem çun i ri,
sa herë që atdheu më thërret
me zâ gjaku e drite.
Sargans(CH) 07.12.2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply