Rrugët tona, të cilat kushtojnë disa herë më shumë se në Europë, nuk janë thjesht një tregues i investimeve, por një tablo e hapur e korrupsionit, paaftësisë dhe mungesës së përgjegjësisë së qeverisë aktuale. Disa ditë reshjesh intensive, mjaftuan për të shembur tenderat miliona euro.
• Rruga e Arbërit, një projekt strategjik i cili do të duhej të ishte simbol i zhvillimit, çdo vit shfaq shembje dhe rreshqitje të dherave, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
• Autostrada Thumanë–Kashar, e përfunduar vetëm një vit më parë, po tregon shenjat e para të degradimit.
• Segmenti Kardhiq–Delvinë dhe shembja e tunelit të Skerficës janë shembuj të tjerë që tregojnë se jo vetëm standardi teknik, por edhe vizioni i qeverisë për infrastrukturën është i gabuar.
• Më e freskëta, rruga Qukës–Qafë Plloqe, e inauguruar vetëm dy muaj më parë me këngë e valle, tashmë ka shembje që tronditin banorët.
Kjo situatë tregon se fondet publike nuk përdoren për të ndërtuar infrastrukturë cilësore, por për interesa të dyshimta politike dhe përfitime të një pakice. Çdo rrugë e shembur është jo vetëm humbje milionash, por dhe humbje e besimit të qytetarëve tek shteti. Është koha që të kërkojmë llogari dhe të imponojmë standarde të qarta të ndërtimit apo duhet të presim të na vidhen edhe 365 mln Euro për rrugën Milot – Balldre e cila ka ngelur vetëm në letra? Investimi në rrugë nuk është një luks, por një detyrim ndaj sigurisë dhe jetës së njerëzve




Burimi/Facebook


Leave a Reply