HISTORIA E TITANIKUT
🌏NJERËZIT QË NUK KUPTOHEN DOT NGA KOHA JONË
Në atë natë të ngrirë të vitit 1912, kur Titaniku po zhdukej në errësirën e Atlantikut, u shfaq ajo pjesë e njerëzimit që nuk korruptohet dot as nga frika, as nga pasuria, as nga pushteti.
John Jacob Astor, një nga njerëzit më të pasur të globit, mund të shpëtonte qetë, pa i thënë askush asnjë fjalë. Mund të blinte tridhjetë Titanikë të tjerë.
Por nuk bleu veten.
Ai dha vendin e tij për dy fëmijë që dridheshin nga frika.
Në një kënd tjetër të anijes, Isidor Straus, bashkëpronar i “Macy’s”, refuzoi urdhrin për të hipur i pari:
“Nuk hipi në varkë para burrave të tjerë.”
Dhe gruaja e tij, Ida, bëri zgjedhjen më të dhimbshme e më të bukur njerëzore:
ia dha vendin e saj shërbëtores dhe qëndroi për të vdekur dorë për dore me burrin e jetës.
Tre njerëz, tre fatkeqësi, tre karaktere të rralla.
Nuk i shpëtoi pasuria, as statusi, as fama.
I shpëtoi ndërgjegjja.
Dhe në fund, në errësirën e asaj nate, nuk shkëlqeu ari.
Shkëlqeu karakteri.
🟥KRAHASIMI I DOMOSDOSHM
➖”TITANIKU” SHQIPTAR➖
Koha jonë? Ndryshe.
Shumë ndryshe.
🔻Kur Titaniku ynë politik po fundosej më 14 shtator, një lider i njohur mori barkën e fshehtë dhe iku në Maqedoni.
🔻Kur Titaniku i së majtës u fut sërish në ujëra të zeza pas dy mandateve të dështuara, ai u largua përsëri i pari, këtë herë drejt Greqisë, duke lënë pas një anije të çoroditur që e mori në dorë një kapiten i ri, që e shpalli veten pronar absolut.
♦️Në anën tjetër, në vitin 1997, një Titanik tjetër u shemb me mijëra jetë brenda. Kapiteni nuk e braktisi, por as nuk arriti ta shpëtonte.
Ajo anije u mbyt me gjithë tragjedinë që njohim.
Dhe sot ai kapiten i dikurshëm qëndron ende mbi një anije të plakur, por barkë shpëtimi nuk ka, as për vete, as për marinarët që i rrinë rreth e qark.
♦️Ndërkohë, një tjetër figurë e rëndë politike ka ikur nga kjo botë, jo më me barkë, por me peshën e shumë gjërave të pathëna e të papaguara.
🌘Këta janë tre kapitenët tanë.
Por asnjëri prej tyre nuk është Astor, as Straus, as Ida.
Asnjëri nuk dha vendin e vet për dikë tjetër.
Asnjëri nuk sakrifikoi të parin veten në moment krize.
Asnjëri nuk vdiq me karakter, vetëm me kalkulim.
⚫️Dhe prandaj Titaniku i Shqipërisë nuk fundoset për shkak të një ajsbergu.
Ai fundoset për shkak të atyre që ikin të parët.
🟩Në 1912, njerëzit më të fuqishëm në anije dhanë jetën për të shpëtuar të dobëtit.
🟥Në Shqipëri, prej 30 vitesh, njerëzit më të fuqishëm shpëtojnë veten dhe mbytin të gjithë të tjerët bashkë me anijen.
🌘Kjo është arsyeja pse Titaniku i vërtetë u zhyt vetëm një herë, ndërsa Titaniku shqiptar fundoset sa herë ndërrohet kapiteni.
Dhe derisa në këtë vend të ngrihen njerëz me karakter, jo me barkë shpëtimi, Shqipëria do të jetë gjithmonë një anije që kërkon dritën, por gjen vetëm kapitenë që mbajnë veten mbi ujë me çdo kusht.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply