TIRANE-Plot 650 mijë nxënës në të gjithë sistemin parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor2012-2013. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit 35 mijë nxënësit që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës si nxënës të klasës së parë.
Stafi akademik dhe policia kanë marrë masat për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës ndërsa Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj përshëndeti nxënësit duke ju uruar një vit sa më të suksesshëm. Sipas tij vëmendja kryesore këtë vit do t’i kushtohet programeve për 100 vjetorin e pavarësisë.
Për një mbarëvajtje sa më të mirë të vitit shkollor sidomos të ditës së sotme, kur trafiku pritet të mbingarkohet, policia do të angazhohet për të ndihmuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave si dhe do marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve.
Vëmendja në këtë drejtim do të përqendrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave. Urdhri është lëshuar nga mbledhja e zhvilluar shtunën në Drejtorinë e policisë së Tiranës ku ishte i ftuar dhe prefekti Keltis Kruja.
Policia e Tiranës do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre.
(sg/shqiptajra.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply