Nga Olimbi Muçaj (Dafa)
S’më harrohet ai çast në rrugicë tek skuta
Ti një shiringë mbaje nëpër duar
U sula drejt teje me fjalë të buta
T’u luta e tu luta për të të shpëtuar
Ah drogën, drogën tinzare lozonjare
O djalë i pafaj, fajin kush ta mësoi?!
O djalë i pa njohur keqas do të helmoi
Pluhuri i bardhë bëhet sterrë i zi
Dhe lëngu joshës vrer bëhet në gjak
Kush të tha o djalë se sjellin lumturi
Kur lumturinë ta vjedhin pak e nga pak?!
Kush të tha se fluturon në një botë tjetër,
Kur s’ka veç hare, ku s’ka veç amëshim?
Kalon një çast e droga-qen i egër,
Të kafshon në shpirt, oh ç’dhimbje e pikëllim!
Kjo është ëndra për të qenë njeri?!
Ky është njeriu që shpreson në një ëndër?!
Tu luta e tu luta me lot në sy,
Kur ti i egërsuar më shikoje shtrembër
Po nxitohesh me vendime të tilla djalë
Je akoma i vogël, duhet të rritesh
Kur ti kuptosh ligësitë e kësaj bote
Atëherë do të them: Po piqesh……
E ndjej, shpejt do të zhgënjehesh një ditë
Kur zhgënjehesh, do force të shkelësh mbi të
Ti ke forcën, larg shikimit djallëzor, tinzar
Që jeta jote, mos jetë shpirt i pafajshëm i vrarë
Jeta jote nuk ka peshën e një puple në erë
Jeta jote nuk është lodër ndër duar
Që të luajnë me të të tjerë
Jeta jote për ta s’vlen asnjë grosh
Para parasë që aq shumë ata i josh
Jeta është e çmuar, dil nga jeta e ndyrë
Mos thuaj: – këtu ku jam dua të rri
Se më therr në shpirt kur drogën ti pi
Me gjithë forcën e shpirtit tu luta, tu luta
Dhe fjalët më të embla të një nëne të thoja
Duart, ballin dhe flokët t’i putha
Ashtu e përgjëruar të keqen e mposhta
O djalë i pafaj, ai çast s’më harrohet
Dhe ndjehem e lumtur se kam bërë diçka
Po lehja e qenit të egër dëgjohet
Lëpihet, fërkohet e jetës s’iu nda
Jetoje jetën se duhet jetuar
Edhe kur të vret duhet përballuar
Duhet të qeshësh në një rrugë të mbarë
Të blesh trëndafila të kuq e jo pluhur të bardhë
Pse të veniten lulet pa çelur?!
Pse ëndrat pa lindur të fashiten, të treten?!
Dashurinë o njerëz ku e kemi hedhur?!
Vetëm ajo shkul nga rrënja të keqen.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=119904
V: O Fotoja ilustruese eshte vene nga ana jone
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply