M’i ço fjalë atij të ligut,
që me emnin tem triblon,
e në portën e armikut,
autogol padasht’ shënon;
Sa herë emnin tem përlesh,
zgjon në mu tjetër instikt,
predator jam në natyrë,
e gjuaj prenë me hap fisnik;
O i lig, njeri i keq,
qysh në zanafillë jeton,
unë ta njoh mirë talentin,
ti veç thikë në shpinë lëshon;
Mandej duart fort fërkon,
me ligësi kur dam ti ban,
mos e nguc inatin tem,
Gjak në vetull ty të marr!
Burimi/Facebook


Leave a Reply