” Nuk ka darsem pa’ vaje, nuk Ka mort pa’ gaz”
Simas zakonit me ruejt te vdekunit, ishin mbledhe ne nji ode ku ishte ai i shkreti, miq, kushrije, kojshi, e te aferm, te moshave te ndryshme.
Nji i moshuem, shume i vjeter mbi te tetedhetave, sic i ka percaktu doktor Prek Gjeka, moshat e treta, , plak plak ( dy here plak) thote: Une kam ardhe me ba erz, se ne kete moshe qe jam, asht marre me me pa’ kush Ketu ne mes jush!
Amoja (nji i ri, djali i regjisorit S.Fanko) tuej i ba te gjithe me qeshe, i kthen pergjigje: Marre asht me te pa’ kush ala gjalle!..🤪
Vena e rakija e kane zanafillen qe ne lashtesi. Lum kush din ata me i pi !..
Dy vellazen ishin tipa te ndryshem. Tishi nuk shkonte ne shpi pa’ kalu nepër dy tri mejhana tuej pi raki. Ndersa Lushi ishte i urte, i rregullt dhe pija e tij ishte vetem kamamili…
Por vdekja nuk fale !
Lushi i kamamilit, i urte e i rregullt, nderroi jete!
E pyesin Tishin , pijanecin, cka pati qe vdic Lushi? E mbyti kamamili – u t’ha ai…🤪
Tonin Capalikut, mjeshter i pijes, jà kishte ndalu rakine doktori, tuej i thane : mos e shif as me sy, Jo ma me e pi!? Por Tonini vazhdonte me pi e sa here conte goten mbyllte syte! 🤪
Dritero Agolli,kur ishte nen efektin e avujve te rakise, i thurte vargje partise!
Kur vinte ne Shkoder si dhandrri i saj qe ishte, mblidhesh me miqte e shoket e tij si me baxhanak Smajlin, Angjelin Didmasej piktorin e Ferid Kolen skulprorin dhe vargezonte vargjet brillante nga jeta, tuej zevendesu avujt e rakise me gotat e venes se shpisë (si asht vendi bahet kuvendi – thonte Angjelini)
Pini vene o miq te cmuar!
Ndizni shtruar nji cigare!
E per kohen e kaluar, mos e vrisni mendjen fare!
Por ma te bukuren per venen e rakine e ka thane Ejlli Miculi:
Vena asht proza,
Poezi asht rakija , Grueja asht filozofija! (Syte e bukur Jane mezja)! Nuk te duhet gja jeta pa’ keto te verteta!
Une e pi nji gote vene me tregu se jam i kshtene !..
L.L. nandor 2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply