Përveç deputetëve të opozitës të qarkut Shkodër, Marjana Koçeku nga radhët e PS zgjodhi që të mos jetë prezente në sallën e Parlamentit duke mos e votuar kështu ligjin për barazinë gjinore.
Deputetja Koçeku në orët e mbrëmjes përpara se të votohej ky ligj është parë nga mediat duke u larguar me shpejtësi nga salla e Kuvendit dhe duke mos marrë pjesë në atë votim.
Nga deputetët e Shkodrës të njëjtën zgjedhje bënë edhe tre të PSD Besnik Brahimi, Shkurt Lasku dhe Tedi Mula të ciltët zgjodhën të mos marrin pjesë në votim.
Marjana Koçeku dihet tashmë se është rritur në një familje tradicionale shqiptare dhe është futur në Parlament duke përfaqësuar jo vetëm malet e lashta të shqiptarisë por edhe atë që ajo ka promovuar gjithmonë.
Deputetja Koçeku gjithnjë ka folur për familjen, për traditat, për zakonet e bukura tonat me të cilat çdo shqiptar krenohet.
Në jetën e mëparshme të saj si aktiviste Koçeku ka qenë gjithnjë në mbështje të kësaj kauze që është familja tradicionale shqiptare.
Këto qëndrime Koçeku i mbajti fort edhe pas angazhimit të saj politik si deputete e qarkut Shkodër në Parlament në radhët e PS.
Në ditët e nxehta të debateve për projektligjin e barazisë gjinore që Parlamenti për turpin e tyre e miratoi mbrëmjen e kaluar deputetja Koçeku më 16 tetor reagoi duke dhënë mesazhin e qartë se familja është themeli i shoqërisë shqiptare dhe duke nënkuptuar se është kundër atij projektligji që deputetët e tjerë të PS e miratuan.
“Familja asht themeli, rrâja e âma e çdo populli, kombi e shteti.
Aty mbillen e rriten tana parimet mbi të cilat mbështetet jeta e përbashkët e ajo publike: aty prindja e fmija përfaqsojnë parinë e voglinë; aty vllaznit e motrat janë pasqyra ma e pastër e përpjekjeve, mirëkuptimit e dashnisë që duhet të kenë njerëzit mes tyne. Jeta e popullit xan fill në familje e tana virtytet mbështeten në ta.
Familja asht e ka me kenë gjithmonë guri i themelit për të mirën e të mbarën e njerzimit, prandaj prekja e saj e dërrmon në themel jetën e njeriut, si individ e si pjesë e shoqnisë.
Asht gjykue me hupë njaj popull e njajo kulturë që cënon pastërtinë e familjes që kena trashëgue. Njeriu asht frymor i arsyeshëm e prandaj e kupton nevojën që ai ka për të tjerë e sidomos për familjen e shëndoshë”, shkruante deputetja Koçeku më 16 tetor.
Pavarësisht urdhrave politik të PS dhe detyrimit për ta votuar ligjin edhe ata që me zemër ishin kundër atij ligji të barazisë gjinore, Koçeku doli nga rreshti duke zgjedhur të mos jetë prezente në atë seancë.
Deputetët e tjerë të PS të qarkut Shkodër pavarësisht se votuan sipas burimeve janë shprehur kundër atij ligji por nuk kanë patur zgjidhje tjetër dhe pavarësisht mosdëshirës personale e kanë votuar.
Nga ana e saj deputetja Koçeku gjeti forcën për të dhënë mesazhin personal dhe plot kurajë i qëndroi besnike parimeve dhe ideve të saja për familjen tradicionale duke refuzuar që të marrë në atë votim.
Ky vendim i deputetes Marjana Koçeku meriton një përgëzim sepse tregoi forcën e saj duke mos lëvizur nga parimet që beson dhe për të cilat lufton prej vitesh pavarësisht presionit politik aspak të lehtë brenda radhëve të PS.
Ky është një vendim që tregon dinjitet por edhe një mesazh për klasën politike të PS se munden të dalin nga rreshti për diçka të cilën nuk e besojnë
Burimi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply