Këtë të hënë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit, duke mos marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.
– Advertisement –
Ky hap vjen pas vendimit të marrë një ditë më parë, në vijim të tensioneve të krijuara gjatë seancës së fundit plenare.
Në një komunikim të brendshëm me deputetët demokratë, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka theksuar se asnjë prej tyre nuk duhet të jetë pjesë e komisioneve derisa të mblidhet grupi dhe të merret një vendim përfundimtar.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, shkruan Bardhi në mesazhin e tij drejtuar deputetëve.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply