Janë mbledhur këtë të enjte, në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë, të thirrur në një mbledhje nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Të pranishëm në sallë janë 260 gjyqtarë, ndërsa aktualisht po mban fjalën kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe pas saj pritet që gjyqtarët të mbajnë prononcim për mediat, për të komunikuar vendimet që do të merren në këtë mbledhje.
Mbledhja organizohet pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, dy ditë më parë, në sallën e Gjykatës së Apelit, gjatë kohës që po ushtronte detyrën.
Burimi/euronews.al


Leave a Reply