Nga Enida Sheshi Haxhi
Skorpiosi është ishulli që e bleu Aristotel Onassis në vitin 1963, (për 11.000 euro me vlerën e sotme).
Në atë kohë ishulli ishte i pabanuar dhe pa shumë vlerë. Onassis e transformoi Skorpiosin në një parajsë private luksoze, duke mbjellë mijëra pemë, duke sjellë tokë pjellore nga kontinenti dhe duke ndërtuar vila, pishina dhe infrastrukturë moderne.
Ishulli u bë i famshëm në mbarë botën, pasi aty Onassis u martua me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Jacqueline Kennedy.
Në Skorpios, më pas, pushuan njerëz të njohur si, Winston Churchill, Marilyn Monroe, Greta Garbo, Maria Callas, Elizabeth Taylor e shumë të tjerë.
Pas vdekjes së Onassis (1975), Ishulli kaloi te vajza e tij, Christina Onassis, e cila jetoi vetëm 13 vjet më tepër se i ati duke pësuar atak kardiak në Amerikën Latine në moshën 37 vjeçare
Dy vjet para se të ndërronte jetë Onasis, prane ishullit pati ndërruar jetë edhe djali i tij i vetëm, Aleksandri, në moshën 24 vjeçare, duke rënë nga një avion privat.
E gjithë familja Onassis sot prehet në ishullin Skorpios.
Pronësia e ishullit pas vdekjes sê Kristinës, kaloi te vajza e saj Athina Onassis, e cila në vitin 2013, ia dha me qira afatgjatë (me të drejtë përdorimi për 99 vjet) një miliarderi rus, i cili ka investuar shumë për ta rinovuar dhe e përdor si resort privat luksoz.
Në foton 1, Kisha ku prehet Aristotel Onassis së bashku me dy fëmijët.
Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply