Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kërkesat e Pakos Ahtisari për minoritetet.
Duhet vullneti politik i Presidencës, Kuvendit dhe Ekzekutivit që të përpilojnë raportin studimor ne fakte dhe argumente për këtë problem dhe t’ia paraqesin Këshillit të Europës.
Mjaft më me fantazmat e “stabilitetit” dhe të “respektimit të pakicave”! Kosova e ka dëshmuar seriozitetin ligjor dhe moral në procesin paqësor të bashkëjetesës.
Është koha e ndryshimeve. Vetëm një Kushtetutë e Re Demokratike e shpëton shtetin nga erozioni i brendshëm politik hibrid, siç e ka sjellë sot situatën politika klienteliste në këtë farë feje.
Mjaft, mjaft, është mjaft.
Ne duhet t’a duam dhe t’a mbrojmë Republikën tonë me çdo çmim dhe të bëjmë gjithçka për t’a shpëtuar atë.
Nuk ka pse të marrim leje nga askush për të hedhur një hap vendimtar drejt konstituimit dhe funksioneve ligjore të shtetit.
Këtë problem e kam trajtuar shkencërisht dhe kërkuar në tekstin e Strategjisë Kombëtare disa vite më parë.
Ju përshëndes.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply