Zoja e Shkodres, New-York
****
E shtë një copë Shqipni në një koder
aty në New-York Hratsdale,
Tempull i kushtuem Zojes Shkodres,
Kisha Katolike e Shqiptarve.
.
Mesha e lutjet aty thuhen Shqip
Hyi ne Osto të shenjtë lëshon rreze,
Në oborr të Kishes del e te pret natë e ditë
permendorja e Shejtë e Nana Terezes.
.
Në atë vend komuniteti bashkohet,
ndër festa, gëzime e hidhrime.
besimi hedh themelet e naltësohet
në pagzime, krezmime e kunorzime.
.
Gjeneratat percjellin trashigimin
nëpër ceremonin e evenimentet e jetes,
dashnia Hyjnore ndërton familjen.
Me fjalen e teologjine e të vërtetës.
.
Aty është “Tokë Shqyptare” për ne
që shuajm pakëz mallin për vendlindje.
JEZUSI na ka pergadit një tjetër “ATDHE”
Në amshim për mbar Krishtërimin!
.
Gjeto Turmalaj nga Vllimi “Ditenetet e Jetes”
New-York 2016

Burimi/Facebook


Leave a Reply