Dy shtata ranë nga qielli,
E zbritën në tokë ngadalë,
Mornica ma pershkuan trupin,
Më trembën, më lanë pa fjalë…!
Sa shpejt kanë rrjedhur motet,
Shtati e ka humbur djalërinë,
Kam nisur të strukem mënjanë,
Ta dua e ta çmoj rehatinë.
Në krahun tjeter nuk ndalem dot,
Ende e dua, e rrok mrekullinë,
Shpirtit gëlojnë ëndërrimet,
Më japin jetë, ma shtojnë lumturinë.
Se di ç’po ndodh brenda meje,
Vitet përleshen me rininë,
Ndonëse në jetë preka majat,
Sërish flirtoj me dashurinë…!
Dy shtata ndritën horizontit,
Vallëzonin lehtë e me ngadalë,
Më rrëmbyen me krahë fluturash,
Më ngazëllyen, më lanë pa fjalë.
Dashamir Uruçi
1 shtator 2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply