Krahas shume opinioneve publike per ndarjen nga jete te z Artur Zheji mendoj se vlen te nenvizohet edhe nje fakt shume i rendesishem per muziken Shqiptare qe mban insistimin,perkushtimin e tij per pjesemarrjen per here te pare te Shqiperise ne Eurovision.
Ishte nje nje lajm mosbesues qe qarkullonte gjate festivalit te dhjetorit 2003 se Shqiperia ne 2004 do te ishte pjesemarrese ne Eurovision, por kur Adi Krasta ne fund te festivalit e shpalli zyrtarisht qe kenga fituese do te ishte pjesemarrese ne Eurovision 2004, atehere gjithcka ndryshoi.
Se bashku me Agim Docin dhe Anjeza Shahinin, fitues te ketij festivali me kengen “Imazhi yt”, ishim perpara nje te papriture te madhe.
Hapi i pare ishte realizimi audio i kenges, te cilen per arsye teknike une kerkova qe ta benim ne nje studio ne Zvicer dhe masterizimin e kenges ne Amerike.
Gjetem perkrahje totale e te vecante nga Artur Zheji (Drejtor i Pergjithshem i RTSH) the Gezim Podgorica (Drejtor i Radio TIranes), jo vetem per realizimin e kenges, por edhe per te gjithe suportin , qe patem deri ne fund me pjesemarrjen ne Stamboll ku u zhvillua ate vit.
Ajo pjesemarrje do te mbetet e paharruar jo vetem per mua si autor, por sepse ajo hapi rrugen drejt Eurovisionit e mbi te gjitha me nje perfaqesim dinjitoz.
Ato qe jane te verteta njerezit duhet t’i shprehin e t’i thone me ze te larte, jo vetem per te shprehur mirenjohjen, por edhe per te treguar se ka ende njerez me vizion, te cilet punojne me perkushtim ne detyrat e tyre.
I tille ishte Zheji bashkepunues e qytetar me kulture…
Burimi/Facebook


Leave a Reply