Më në fund qenka zgjedhur Kryetari i Kuvendit të Kosovës.Hajt për Hajr 🙏
Ç’bllokimin e ka bërë PDK e jo LVV.
Lojë bllofi politik fale deklaratave te pamenduara mirë të PDK-së.
Të pakten tani nuk mund të kemi stanjacion!
Nëse VV nuk e formon dot qeverinë e unê kështu besoj vendi shkon në zgjedhje pasi më ne fund jemi në normalitet legjislativ e juridik.
***
Urime Z. Dimal Basha!
PËRDITËSIM:
Për performancën dhe bindjet politike të Dimal Bashës lirisht kushdo mund të diskutojë dhe debatojë por fyerjet dhe epitetet ne adrese të tij apo prejadhjen e tij janë të papranueshme.
Dimal Basha është shqiptar safi e bir Kosove, i lindur e i rritur atje.
Të parët e tij janë arratisur nga fshati Novosej i Lumës e vendosur në Ferizaj pas masakrês së kryer atje nga bandat e Shefqet Peçit ku u pushkatuan edhe 4 persona.
Prejardhja e tij është nga familje e fisme e Bashajve të Novosejit e rrethi i tij familjar kanë kontribuar aq shumë për Kosovën.
Dua të kujtoj këtu Naim Bashën (tashmë i ndjerë) prof i Gjuhës Shqipe dhe intelektual i njohur e i respektuar kudo ku ka shkelur e punuar deri ne fund të jetës se tij.
Urime edhe njëherë Dimal Bashës dhe Kosovës.
Po ashtu një falenderim i shkon Z. Memli Krasniqi dhe partisë së tij për ç’bllokimin e situates absurde ku ishte futur Kosova.
Burimi/Facebook


Leave a Reply