Poezi nga Gresilda Rrugeja
Uji i argjendtë rridhte në shesh,
si dritë që Kavajën e ndriçoi,
u mblodhën djem të zemrës e shpresë,
e emrin “Adriatik” e pagezoi.
Urojmë atë ditë të bekuar,
kur lindi klubi ynë fisnik,
me djersë e shpirt u ndërtua,
në zemrën e popullit mbeti unik.
“Adriatik” – emër që s’harrohet,
i pjekur me ndjenja e lot,
në çdo përvjetor nderohet
me ata djelmosha që kur luanin,
në çdo ndeshje ishin të zot.
Kush harron këta djem të parë,
është pa shpirt, pa kujtim, pa nder,
si tradhtar që shikon në erë,
dhe s’çmon atë që është më i vler’.
Vitet shkuan, por Besa u rrit,
me fitore që s’harrohen në jetë,
dy kupa, një Superkupë me dritë,
histori që në kohë nuk tretet.
Besa e parë që Ballkanin e theu,
me emër që Shqipërinë e nderoi,
historia për të shkroi
zemrat e tifozëve fitoi.
Kur vinin Tirana, Vllaznia, Partizani,
kërkonin një pikë, jo më shumë,
se Besa ishte si Luani
dhe fusha dridhej si daulle në gjumë.
Por sot…
Ç’është kjo heshtje që rëndon si plumb?
I mbushur me dhen një stadium !
Në vend të topit kullotin dhen,
dhe Besa qan si fëmijë pa mëmë.
10 vjet në harresë e vuajtje,
pa shtëpi, pa tribunë, pa zë,
ku është krenaria jonë e dikurshme?
Ku janë duart që e mbajnë përmbi dhe?
Besa jonë e traditës,
në 100 vjet të thërret,
zgjohu, ngrihu me fisnikëri,
se Kavaja të pret!
Jo më në harresë,
por në majë si dikur,
me futboll e me dinjitet,
jo me gjemba e me mur!
Demokracia dhe futbolli – dy shtylla,
në zemrën e këtij qyteti të vjetër.
Sot të dyja janë nën baltë,
por shpresa ndizet, çdo herë më e fortë se dje.
Ngrihuni!
Jo me lutje, por me zë,
se Besa është simboli që na bën NE!
Autori:Gresilda Rrugeja.02 06.2025.
🎶 KËNGË-HIMN: “ADRIATIKU U BË BESA”
Tekst nga Gresilda Rrugeja.
STROFA 1
Adriatik, emri i parë,
në zemrën tonë lindi me nder.
Me djem të rinj, me shpirt shqiptar,
në fushë jepnin gjak e erë.
Nga Kavaja nisi rruga,
me top e zjarr në çdo ndeshje.
Me një ëndërr, me një flamur,
për fitore, jo për heshtje.
REFRENI
Ooo… Besa, Besa, emri ynë,
si rrezja e diellit që në flamur ndriçon!
Nga Adriatiku, te lavdia jonë,
ti je klubi që zemra don!
Në çdo kohë, në çdo brez,
frymën tënde do ta mbajmë.
100 vjet dhe përjetë,
Besa jonë nuk do të vdes’!
STROFA 2
Kupa u ngrit, u ndriçua fusha,
emri yt në gjithë Shqipërinë.
Kur të fortët vinin për pikë,
humbnin besimin kishin frikë.
Ballkanike ti hape derën,
me një fitore që bëri histori.
Besa jonë, krenaria e vërtetë,
je si zëri i një simfonie!
REFRENI
Ooo… Besa, Besa, emri ynë,
si rrezja e diellit që në flamur ndriçon!
Nga Adriatiku, te lavdia jonë,
ti je klubi që zemra don!
Në çdo kohë, në çdo brez,
frymën tënde do ta mbajmë.
100 vjet dhe përjetë,
Besa jonë nuk do të vdes’!
Sot stadiumi qan me dhimbje,
dhi, dele në vend të topit.
Por zemrat tona nuk janë shuar,
I bëjnë ballë edhe më të fortit!
Ngrihuni tani, bijt e Besës,
me flamurin verdh e zi!
Kënga jonë le të buçasë,
deri në qiell, në çdo qytet, çdo shtëpi!
Ooo… Besa, Besa, emri ynë,
si rrezja e diellit që në flamur ndriçon!
Nga Adriatiku, te lavdia jonë,
ti je klubi që zemra don!
100 vjet dhe përjetë,
në histori do të qëndrosh!
Besa jonë, o shpirt i qytetit,
përjetësisht do të jetosh!
Autori :Gresilda Rrugeja.02.06.2025.
Besa jonë e traditës
Rrolli si uji i argjentë
Në të gjitha anët lëshoi dritë
Në Kavajë në të bukurin vend
U firmua klubi Adriatik
Ta bekojmë këtë ditë të parë
Dhe ekipin tonë simpatik
Zoti udhën ia pruri mbarë
Klubit tonë Adriatik
Fjalë e bukur Adriatik
Thellë në zemër më tingëllon
Me ato djem të rinj fisnik
Populli çdo herë i kujton
Kush s’din vlerën e të parëve
Është pa ndjenjë e shpirtë mizorë
Është si puna e tradhëtarëve
Është i ligë e tradhëtorë
Vitet një e nga një u larguan
Besa,Besa,të gjithë uruan
Thellë në zemër ky emër tingëllon
Emrin Adriatik populli shumë e çmon
Në atë kohë të shkuar
Besa jonë na ka nderuar
Ndeshje të bukura na ka dhuruar
Mes ekipëve më të mira ka qëndruar
Besa jonë ku je sot ?
Vallë me heshtjen ç’të ka gjetur ?
Sytë e tu pse rrjedhin lot ?
Tifozat në zemër pse janë prekur ?
Besa jonë e traditës
Spektatori ty të thërret
Në superjore të pret dita ditës
Krahëhapur me shpirtë të pret .
Autori :Gresilda Rrugeja.25.10.2020
Burimi/Facebook


Leave a Reply