Nuk është e lehtë të arrihet një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë. Kush e mendoi qe takimi i parë në Alaske Trump e Putin do sillte armëpushimin ka gabuar. Qëllimet e Rusisë dhe Ukraines janë diametralisht të kundërta. Rusia kërkon të ruajë dhe legjitimojë territoret që ka pushtuar (Donbas, Krime, territore të tjera të aneksuara). Ukraina refuzon të njohë këto aneksime dhe këmbëngul në rikthimin e sovranitetit mbi të gjithë territorin e saj. Mungon plotësisht besimi se një marrëveshje per armëpushimin do të respektohet. Por mendoj se takimi ne Alaske eshte një arritje jo e vogel. U takuan Presidentët e dy superfuqive Boterore edhe pse Politika dhe Diplomacia e këtij takimi ne Alaske morën vlerësime kontradiktore. Për Putin ishte një fitore simbolike, ndërsa për Trump pa arritje konkrete. Gjithsesi takimi i Alaskës intensifikoi diskutime e shqetësime ndërkombëtare, me theks të veçantë tek nevoja për përfshirjen e Ukrainës në çdo dialog përfundimtar. Perëndimi (SHBA, BE, NATO) mbështet Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht, duke kërkuar që çdo armëpushim të garantojë sigurinë e saj. Rusia kërkon një marrëveshje që i jep asaj përfitime territoriale dhe një rol të fortë në arkitekturën e sigurisë europiane. Putin e sheh luftën si çështje ekzistenciale për rikthimin e Rusisë si superfuqi. Zelensky e sheh si betejë për mbijetesën e shtetit dhe kombit ukrainas. Armëpushim i veshtire për tu arritur por besimi mbetet se dialogu Trump, Putin e Zelenski do vazhdoje. Popujt e Botës kërkojnë Paqen. Paqja vjen vetëm nëse Kundështarët do kthehen në Partner.
Burimi/Facebook


Leave a Reply