Nje djale i ri kishte nevoje per nderhyrje mjekesore por familja e tij ishte e varfer dhe nuk kishte mundesi ekonomike. Ata bene thirrje per ndihme dhe shume njerez u mblodhen per te dhene kontributin e tyre.
Nje burre i kollarisur dhe pasanik, shkeputi nga nje tufe e madhe parash disa qindra euro dhe ia zgjati doktorit. Mjeku, kur pa kete gjest, thjesht i mori dhe kaloi indiferent prane tij. Nje plak i krrusur, i afrohet dhe i thote:
“Keto jane te gjitha kursimet e mia, ate djale e kam komshi, dua ti jap te gjitha vetem te lutem ta shpetosh doktor. Ai djale, cdo dite ne mengjes, ngjitej deri ne katin e shtate ku une kam shtepine, dhe me sjell buken dhe gazeten.
Asnjehere nuk pranon ti le bakshish. I kisha mbledhur ato para per te blere nje televizor, por sqe e shkruar. E dua ate djale, e do beja cdo gje per te, vetem ta shoh perseri plot shendet e faqekuq”.
Doktori i falenderoi te pranishmit dhe i percolli te gjithe duke iu thene se pagesa per operacionin u krye e gjitha nga i moshuari. Operacioni u krye me sukses, dhe doktori doli nga salla me gezim per ti dhene lajmin e mire familjes. I moshuari nuk kishte levizur prej andej. Ai nxitoi drejt mjekut dhe ia puthi doren. Mjeku i buzeqeshur, e sugjeroi te shkonte ne shtepi.
Ne shtepi e priste e shoqja gjithe gezim: “Faleminderit more burre per surprizen”, ngazellehej e moshuara”, por ai spo kuptonte gje. Ajo i tregoi kutine e madhe, brenda saj ishte nje televizor, cmimi i te cilit i tejkalonte te ardhurat e kursimeve qe i moshuari i dha doktorit.
Brenda kutise ishte edhe nje zarf me te gjitha parate qe i moshuari i dha doktorit, dhe nje cope leter ne te cilen shkruhej: “I dashur gjysh, ti ke paguar cmimin me te larte, edhe me lart nga c’mund te ofroje nje miljoner. Kursimet e tua ishin gjithcka kishe, kjo eshte sakrifice, dhe sakrifica eshte dashuri. Faleminderit qe me dhe edhe mua nga miresia jote me kete mesim.
Me respekt doktor Filan Fisteku.”
Autori: Elvira Llupi
Burimi/Facebook/Histori Motivuese


Leave a Reply