Shqip fola me valën e detit,
i thashë çiao s’më pranoi,
Mos dëgjo marrinat e miletit,
ngrysur,ngrusyr më vështroi.
Më thuaj bir veç tunjatjeta,
ndryshe do të them kukuth.
Veç kështu më shtohet jeta ,
fjalën e huaj në kosh e hudh.
Miqtë si të duanë të flasin
gjuhët e miqvet i mirëpres.
Ata që s’na duanë, të pëlcasin,
Kuqezinjtë thonë mirmëngjes.
Pastaj me valën u kapa për qafe,
se një mëndje kishim të dy.
Në fillim e provokova me llafe,
e putha dhe më puthi në sy.
Burimi/Facebook


Leave a Reply