Më fto në shtëpinë tënde bir, të dielave së paku; për një drekë apo darkë, të ndjehem e shoqëruar dhe e plotësuar me Ju.
Më fol me dashuri bir, mos më kundërshto gjithmonë, mos u irrito; ne te moshuarit jemi si femijët na pelqen të na llastojnë, të na buzëqeshin, përqafojnë…
Festo përvjetorët e mi, mos kritikoni “marrëzitë” e mia; Do të përpiqem të jem e fortë dhe do mundohem të përballoj hidhërimet …
Mos më largo nga jeta jote, mos më fol me zemërim; ende e kam mendjen të qartë, kam akoma kujtimet e dikurshme …
Eja e më vizito në shtëpi biri im, nuk do të të kërkoj asgjë; vetëm praninë tënde dhe të vazhdoj si gjithë jetën time të të shikoj me dashuri fytyrën, njeriun që je bërë…
Mos më lër të trishtuar dhe të vetme, mos më thuaj të shtrihem se jam e lodhur; mjekët gabohen bir, dhimbja është në Shpirt…
Burimi/Facebook/Korça Report


Leave a Reply