Sot të dashur miq sapo kam marrë një nga letrat më të rëndësishme dhe emocionale të jetës sime.
Një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald J. Trump, në përgjigje të disa kërkesave, shqetësimeve, këshillave dhe sugjerimeve të mia modeste rreth kombit tone e ceshtjeve tona te pazgjidhura, te varrosuara por te gjalla që i kisha dërguar Presdientitn dhe administrates — kryesisht për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Evropë e Ballkan, si dhe për konfliktin në Lindjen e Mesme ne Levant ku Pellazget Kane qene si njerzit e e detit (Peleset) qe ne kohet me te hershme te njerzimit.
Ne pergjigjen nga Presidneti sot pas kaq muajsh jam thellësisht krenar, i nderuar dhe i përulur që Presidenti i një superfuqie botërore, mes gjithë krizave e sfidave që përjeton Amerika, gjeti kohë qofte edhe vetem për të nënshkruar personalisht një përgjigje të ardhur nga vetë Shtëpia e Bardhë.
Kjo letër për mua nuk ka rëndësi vetëm për ndikimin e saj të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë, Kongresin, Senatin apo politikën e jashtme amerikane. Rëndësia e saj qëndron në mesazhin që përçon:
Kur një shqiptaro-amerikan — dhe çdo tjetër shqiptar, kudo që jeton — flet me përgjegjësi, dinjitet dhe dashuri për kombin e vet, ai dëgjohet.
Populli shqiptar, një nga më miqtë dhe më besnikët e Amerikës, është ndarë e përçarë jo nga vetja, por nga ata që rrjedhin nga gjaku dhe qytetërimi i tij — Evropa, racat e së cilës kanë rrënjët te Ilirët dhe Pellazgët.
Dhe ky popull nuk ka jetuar kurrë i ndarë nga vëmendja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ishte vendimi historik i Presidentit Woodrow Wilson që i doli për zot kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes.
Ishte përsëri Amerika mike, që u përball me krimet e shfarosjes sllave në Kosovë dhe ndihmoi në lindjen e një shteti të ri shqiptar në zemër të Ballkanit.
Dhe është Amerika e sotme, nën drejtimin e Presidentit Donald J. Trump, që më dha mua — dhe çdo shqiptari — zë.
Ai më tregoi se fjalët kanë peshë, kur vijnë nga zemra dhe e vërteta — dhe se ato nuk hidhen në kosh, por marrin vëmendje dhe përgjigje, pavarësisht se zgjidhjet kërkojnë ende punë, këmbëngulje dhe durim për t’u arritur.
Kjo padrejtësi historike ndaj kombit tonë nuk do të zgjidhet në një ditë, ndoshta as në një shekull — por zgjidhja do të vijë.
Do të vijë nëse ne nuk ndalojmë së kërkuari të drejtat tona.
Do të vijë nëse qëndrojmë të bashkuar dhe besnikë ndaj miqve të vërtetë, siç është Amerika — një aleat i madh, i drejtë dhe i ndershëm, që as ka pasur dorë, as ka përfituar asnjëherë nga copëtimi i trojeve tona. Forcimi i nje shqiperie te madhe etnike vetem se rrit sigurine e ienteresave amerikane ne everope e Ballkan
Çdo akt i vogël, çdo fjalë e ndershme dhe çdo përpjekje e sinqertë, na afron më shumë me të drejtën tonë historike.
Kjo letër ardhur nga e nenshraur prej Presidentit Trump më jep shpresë, dhe më forcon besimin se asnjë përpjekje për të mirën e kombit nuk shkon kurrë kot.
Faleminderit President Trump, për vëmendjen, respektin dhe përgjigjen tuaj.
Mirënjohje nga një shqiptar i përulur, që i do të dy vendet e tij — Amerikën dhe Shqipërinë — nga Artë e Selanik e Janina, deri në Shkup, Tivar, Ulqin, Medvegjë e Sanxhak… nën dheun e të cilëve ende mbetet e gjale rrenja dhe fara e gjakut pellazge. 🇺🇸🇦🇱
==================

me poshte texti i plote ne shqip i letres the letra ne origjinale e presidentit
SHTËPIA E BARDHË
UASHINGTON
25 Korrik 2025
Z. William Whittman (Sami Gjoka)
Falls Church, Virginia
I nderuar z. Whittman (Gjoka),
Faleminderit që gjetët kohë për të ndarë mendimet tuaja në lidhje me rolin e Amerikës në skenën botërore.
Çdo ditë, Administrata ime po ecen perpara me krenari, cdo dote e meshume politika që vë qytetarët tanë, vlerat tona dhe Kombin tonë në radhë të parë po ecen perpara. Kur vendi ynë është i fortë, bota është e sigurt—dhe amerikanët janë të sigurt, të begatë dhe të lirë, duke sjellë një epokë të re paqeje dhe prosperiteti në mbarë botën.
Në ditën e parë të mandatit tim—për të mbrojtur forcën, sigurinë dhe suksesin e Kombit tonë—nënshkrova një Urdhër Ekzekutiv që udhëzon Sekretarin tim të Shtetit të sigurojë që të gjitha politikat, programet, personeli dhe operacionet në Departamentin e Shtetit të mbrojnë interesat e Amerikës dhe të përfaqësojnë nevojat e popullit amerikan. Gjithashtu, urdhërova një ndalim të menjëhershëm për 90 ditë të ndihmës së huaj në mënyrë që Administrata ime të sigurohet që çdo dollar i taksapaguesve amerikanë i shpenzuar për ndihmë të huaj të avancojë interesat tona, të pasqyrojë vlerat tona dhe të mbrojë sigurinë tonë.
Si President, mbetem i përkushtuar me vendosmëri për të modernizuar ushtrinë tonë, për të forcuar aleancat tona dhe për të përmirësuar aftësitë tona diplomatike. Administrata ime po punon për të rikthyer gatishmërinë ushtarake, për të larguar ideologjinë e paligjshme dhe përçarëse DEI nga radhët e Forcave tona të Armatosura dhe për të vendosur një mburojë mbrojtëse nga raketat të gjeneratës së re për të mbrojtur Kombin tonë.
Një pjesë tjetër kritike e mbrojtjes së pozicionit të Amerikës në botë është vendosja e punëtorëve, fermerëve dhe bizneseve amerikane në kushte të barabarta dhe eliminimi i varësisë sonë ekonomike nga vendet e huaja. Për të arritur këtë qëllim, Administrata ime po i jep përparësi prodhimit vendas dhe po balancon tregtinë përmes përdorimit të tarifave dhe rritjes së prodhimit vendor. Për një kohë shumë të gjatë, marrëveshjet e tregtisë së negociuara dobët kanë dëmtuar punëtorët amerikanë duke lejuar vendet e huaja të përmbytin tregjet tona me mallra të lira ndërkohë që kanë shkatërruar bazën tonë të prodhimit brenda vendit. Kjo tradhti e madhe ndaj Kombit tonë më në fund ka përfunduar—dhe punëtorët e prodhuesit amerikanë së shpejti do të begatojnë si kurrë më parë.
Si President, kurrë nuk do të ndaloj së luftuari për nevojat e qytetarëve tanë dhe të atdheut tonë. Ditët e luftës, varfërisë dhe dobësisë kanë mbaruar—dhe mezi pres të punojmë së bashku për të sjellë një agim të ri të sigurisë, begatisë dhe paqes amerikane ne bote.
Faleminderit sërish që shkruat. Zoti ju bekoftë dhe i bekoftë vazhdimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sinqerisht,
Donald J. Trump
President i SHBA-s
Burimi/Facebook


Leave a Reply