Kemi maninë për të kërkuar falje për gjithçka:
“Nuk ndihem mirë, më fal.”
“Nuk mund të dal, më fal.”
“Ah..nuk duhet ta thoja, më fal.”
Më fal që nuk mund të të ndihmoj, më fal që
s’mund të marr trenin për të të arritur, më fal që
nuk të dërgova asnjë mesazh, më fal që më mungon.
I kërkojmë gjithmonë falje të gjithëve, por
vazhdimisht harrojmë t’i kërkojmë falje vetes tonë,
dhe ndonjëherë më kaq duhet ta bëjmë.
Më fal për të gjitha herët që nuk ke qënë vetja
nga frika se mos zhgënjeje njerëz që kurrë nuk
të deshën vërtet, më fal sepse ndonjëherë vërtet
nuk je dashur hiç, e mbërthyer në paranoia, pa e
gjetur guximin për t’i flakur tutje.
Po, duhet të kërkosh falje që nuk i dhe vetes besim,
që nuk besove mjaftueshëm, që nuk besove në
vete, për të gjitha herët që ngarkove faje që nuk
kishe, që nuk u ndjeve mjaftueshëm inteligjente,
mjaftueshëm speciale, mjaftueshëm e rëndësishme.
Po, kerkoji falje vetes që u ndjeve “e shëmtuar”:
kurrë nuk ke qënë, kurrë!
Kërkoji falje vetes që i the se nuk ishe e aftë të bëje
diçka, që dhe dashuri, kujdes, besim kujt nuk i
bëhej vonë.
Kërkoji falje vetes për të gjitha herët që nuk munde
të flije nga frika se mos zgjoheshe, frikë për të
filluar një tjetër ditë, një tjetër luftë; për të gjitha
herët që fshehe lotët.
Për të gjitha herët që lejove të lihesh mënjanë,
për të gjitha herët që i dhe rëndësi kujt të gjykonte
pa të njohur,
për të gjitha herët që lejove të të vidhej drita, buzëqeshja,
për të gjitha herët që vendose dikë që nuk e
meritonte përpara dashurisë për veten…
Momentet e trishta vijnë për të vënë në provë
zemrën tonë, për të parë sesa mban.
Sa më shumë të kacavirresh për të mos u mbytur,
aq më shumë ndihesh e stopuar në të njëjtin vend.
E megjithatë ka gjithmonë një motiv për të
vazhduar përpara: Je ti motivi më me vlerë,
ti më shumë se kushdo.
Dhe kërkoji falje vetes për të gjitha herët që harrove
të jesh i lumtur…
Francesco Sole
Burimi/Facebook/Artan Mullaj Group/Bardha Rexhepi


Leave a Reply