Dashurohu me një burrë që nuk ka frikë të plaket, por që ka frikë të të humbas ty.
Një që ka një fije të artë mes flokëve dhe shenja që nuk shfaqen, por që tregojnë histori vetëm me një shikim.
Një që nuk të shkruan çdo 5min, por që kur të shkruan, t’i bën gjunjët të dridhen.
Sepse një burrë i pjekur nuk garon me çunakët.
Nuk premton çfarë nuk mund të mbaj.
Nuk të fiton me filtra dhe shprehje nga Instagrami.
Të fiton me praninë e tij, me fjalë që përkëdhelin, me heshtje që nuk të vënë në siklet.
Një burrë i tillë nuk ka nevojë të të preki për të të emocionuar.
Të depërton me shikim, të mbron me duar, dhe të respekton me shpirt.
Nuk kërkon lojra. Kërkon të ndërtoj.
Nuk të do si i do të gjitha.. të do ashtu si vetëm ty mund të të dojë.
Dhe nuk mburret me ty… të ruan.
Ky tip burri nuk takohet në të 20-tat. Vjen pasi jeta e ka goditur, rindërtuar, dhe i ka mësuar se vlera e vërtet nuk qëndron tek trupat e rinj, por në shpirtrat që janë të aftë të qëndrojnë.
Kështu që po… dashurohu me një burrë.
Me dikë që nuk të sheh si aventurë, por si fat.
Që të trajton si një vogëlushe, të përkëdhel si një zonjë, dhe të dëshiron si një grua.
Dhe që kur të shtrëngon mes krahëve, të bën të harrosh sesa vjeç është, dhe vetëm të bën të kujtohesh sesa e gjallë je ti.
Burimi/Facebook/Shpirti i gruas


Leave a Reply