NGA Dr. Adil MUSTAFA
Tiranë 2-07-2025
Diaspora shqiptare mund të konsiderohet si mbartëse e fuqishme e tabanit kombëtar. Historikisht diaspora ka dëshmuar se vend-lindja, gjuha, traditat, zakonet dhe familja janë mbi gjithcka.
Në fakt historiografia shqiptare na mëson se rilindasit tanë kombëtarë janë produkti i shqiptarëve të diasporës, po ashtu, themelimi i shtetit shqiptar. Ne ende e kemi të freskët kujtesën e kontributit universal të diasporës gjatë luftës në Kosovë dhe konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.
Në ditët e sotme, kombi shqiptar përfaqësohet denjësisht nga intelektuale, mjekë, aktorë, këngëtare, piktorë e shkencëtarë të fushave të ndryshme. Këta përfaqësues janë pjesë e diasporës të cilët janë njëkohësisht ambasadorët më të fuqishëm të përfaqësimit të kombit në të gjithë botën.
Kjo hyrje na shërben që t’i kushtojmë më shumë vëmendje diasporës. Në fakt ky është qëllimi I këtij artikulli, jo thjeshtë për të evidetuar përfaqësuesit më të rëndësishëm të, por për të dhënë një pasqyrë reale sesi distanca nga rrënjët e të parëve nuk I pengon ata që ta duan atdheun e tyre, familjen, gjuhën, ta ruajnë me fanatizëm traditën shqiptare etj.
Meqë jemi në muajin gusht i cili gjerësisht njihet si muaji i kthimit të diasporës në vendlindjet e tyre, po tregoj bisedën që kam zhvilluar para 10 vitesh me një kolegun tim nga Shqipëria rreth kësaj teme.
Miku im, një profesionist ekselent në fushën e mjeksisë, por me njohuri sipërfaqësore rreth fenomenit të emigracionit gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, përpiqej më të argumentonte se pse shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë ekonomikisht më mirë sesa të Shqipërisë. Teza e tij ishte se ne të anës tjetër të kufirit kemi emigruar me herët!
E dëgjova me vëmendje qasjen e tij dhe I thashë: mund të biem ndakort për ta zhvilluar këtë temë, por nuk mund të jemi të një mendje nga mënyra sesi e analizon fenomenin.
Ndaj u përpoqa që t’i rrëfej mikut tim sesi nisi emigracioni masiv në ish-Jugosllavi, i tregova arsyet dhe motivet. Ndërkohë i tregova se diaspora e shqiptarëve të ish-Jugosllavisë ka një karakteristikë universale.
Në plan të parë ata kanë patur atdhe dashurinë, rrënjët e tyre historike, gjuhën shqipe dhe kanë trashëguar tek fëmijët e tyre traditat, zakonet, doket, simbolet kombëtare. Ata aspektin ekonomik e kanë parë vetëm si instrument për t’I shërbyer familjes dhe kombit.
E vërteta kjo është: diaspora shqiptare në cdo cep të globit ka kontribuar dhe investuar për liri, pavarësi, për gjuhë, kulturë, për mbështetje ndërkombëtare dhe për lartësimin e kombit shqiptar në arënën ndërkombëtare.
Një shprehje popullore thotë: mali me malin nuk piqen, ama njeriu më njeriu po!
Javën që kaloj u takova me kolegun dhe mikun tim me të cilin pata zhvilluar një bisedë para 10 vitesh për diasporën.
Sapo u ulëm për kafë më drejtohet: këto ditë do të shkoj në Maqedoni! Arsye punë, apo për pushime e pyes unë? Do të shkoj sepse me vjen vajza me dy fëmijët për pushime, ajo është e martuar me një djalë nga Dibra e Madhe, familja e të cilit ka emigruar në vitet 1970 në SHBA.
Shpreha habinë sepse nuk e dija, gjithsesi nxitova të shqiptoja togfjalëshin: forcim i kombit. Në fakt kam menduar gjithmonë që kur isha student që një nga mënyrat e forcimit të kombit tonë janë martesat andej dhe këndej kufirit.
Gjatë bisedës , kolegu më tregoj për nipin dhe mbesën e tij të cilët I përkisnin moshës 7 dhe 5 vjec. Duke u mburrur ai më thotë: ata e dinë gjuhën shqipe me mirë sesa ne. Po, shtoi kërcejnë valet popullore e dëgjojnë muzikë shqip. Teska ai fliste me shumë pasion, unë thjeshtë e dëgjoja pa ndonjë cudi dhe habi.
Ai e nuhati këtë gjë dhe me pyet: sikur nuk po të bën përshtypje kjo që po të tregoj. Me vjen shumë mirë për nipin dhe mbesën tende që flasin shqip e dëgjojnë e vallzojnë shqip, por më thënë të drejtën për mua nuk është ndonjë risi.
A të kujtohet para 10 viteve që zhvilluan një bisedë për diasporën, ndërsa ti me flisje për fitime, unë të tregoja se diaspora është bartëse e gjuhës shqipe, është shtylla e kombit dhe që kontribon në cështjen shqiptare.
Të kujtohet se cfarë të pata thënë: diaspora shqiptare më shumë kursen të holla për të sjellë fëmijet e tyre 2 herë të vit në vend-lindje sesa të bëjë jetë luksi në perendim.
A të kujtohet që të sillja shembuj sesi fëmijët e diasporës e përvetësonin gjuhën e nënës sesi ata vinin te të afërmit e tyre dhe rrinin me muaj për të mësuar më shumë për vend-lindjen, për traditat, kulturën, prejardhjen, për historinë e shqiptarisë.
Kolegu im, kësaj here më dëgjoj më vëmendje dhe më dha të drejtë, por mori kurajon të bëjë edhe një paralelizëm. Krahas vajzës që është martuar më një djalë nga Dibra e madhe, kam edhe djalin që jeton në Londër dhe ka një vajzë ekselente në shkollë, ama shqipe e kupton , por nuk e flet!
Mos u shqetëso, do ta mësojë atëhere kur ta kuptojë se qytetërimi botëror bazohet ne ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kombëtare.
E kalova me këtë fjali sepse nuk doja që ta zgjasja më këtë bisedë, sepse edhe unë jam ndjerë keq në disa raste. Përshembull një i afërm i imi qe jeton në SHBA nuk i ka kushtuar shumë rëndësi edukimit të nipave dhe mbesave lidhur me prejardhjen, gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Nuk e mohoj edhe jam bërë nervoz, duke theksuar se humbja e kontakteve vjen si rrjedhojë e mungesës së komunikimit e mosnjohjes së rrënjëve të të parëve tanë.
Jam munduar tu shpjegoj të gjithë të afërmëve dhe dashamirësve të mi që të bëjnë të pamundurën që ta trashëgojnë gjuhën e të parëve, ti sjellin fëmijet , nipat e mbesat në trojet etnike….
Në mbyllje të bisedës i thashe kolegut tim. Më vjen mirë që do të udhëtosh për të Dibër, por kalo andej nga Tetova, Gostivari, Shkupi e Kumanova, pastaj eja në Kërcovë, Strugë e Ohër. Ta them me bindje se do të impresionohesh nga kurbëtqarët tanë. Rinia e diasporës mban në shpatulla flamurin kombëtar, vesh bluza me shqiponjën e Skënderbeut, cmallen me të afërmit dhe komunikojnë pastër shqip.
Këto janë element bazë që ta tregojnë se dispora nuk njeh moshë sa I përkët ruajtës dhe kultivimit të traditive shqiptare.
Andaj përulësisht ndihem krenar për gjithë atë pjësë të diasporës e cila e ka shkrirë pasurinë për komb, për ata djem dhe vajza që u kthyen në Kosovë, lufftuan për liri dhe ranë edhe dëshmorë, përulje për të gjitha ata djem dhe vajza që sot janë në majat e shkencës botërore.
Burimi/Derguar nga vete Autori
Diaspora është ambasadorja e plotfuqishme e përfaqësimit të kombit në botë.


Leave a Reply