Ka rënë, fatmirësisht brenda vetë strukturës që e strehon, logoja e kompanisë
Generali e vendosur mbi Kullën Hadid, një ndërtesë prej 44 katësh me lartësi 192 metra, që ndodhet në zonën CityLife në Milano.
Rreth orës 6:30 të mëngjesit, është bërë telefonata për zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje me disa ekipe dhe kanë nisur punën për sigurimin e zonës, duke e rrethuar atë.
Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe forcat e rendit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar.
Burime pranë strukturës kanë bërë të ditur se, edhe nëse logoja e Generali-t do të shembet plotësisht, ajo do të mbetet e ankoruar në perimetrin e tarracës, duke shmangur rrezikun e një rënieje vertikale në tokë.
Megjithatë, theksohet se bëhet fjalë për vlerësime të para, ndërsa zona mbetet e mbyllur për publikun.
Po ashtu, është mbyllur edhe stacioni i metrosë Tre Torri, ndërsa zjarrfikësit dhe teknikët po punojnë jo vetëm për të garantuar sigurinë, por edhe për të zbuluar shkaqet që çuan në rrëzimin e logos.
Burimi/Facebook/Albania Times news


Leave a Reply