Hidrocentrali i Komanit (diga e tij ne foton lart) perfundoi ne 1985, hidrocentrali me fuqine me te madhe (por liqenin me te madh si volum e ka Fierza me 2,7 miliard meter kub uje). Lartesia e nivelit te siperm te ujit 170 metra mbi nivelin e detit, Thellesia e ujit 96 metra, Volumi 450 milion meter kub uje, Fuqia 600 MegaWat MW (4 turbina x 150 MW), Energjia prodhuar 2 miliard KWore ne vit. Ne foto inxhinieret projektues Ismail Ahmeti, Emin Musliu, Farudin Hoxha, Petrit Radovicka, Egon Gjadri. (Komenti i z Esat Rama : -‘Vlera e ndertimit te HEC Koman sipas preventivave te asaj kohe ishte 880 milion leke te reja, pa llogaritur vleren e makinerive e paisjeve te ndertimit. Meqenese kam zbatuar e ndjekur direkt ne veper kontratën me kompaninë franceze ‘ALSTHOM ATLANTIK’ për paisjet dhe makineritë, vlera e asaj kontrate per për paisjet dhe makineritë e HEC Koman ka qenë 660 milion franga franceze ose rreth 60 milion dollarë të asaj kohe. Keto mund ti gjeni në Arkivin e Shtetit. Për diçka duhet të bindeni, Se Hidrocentralet janë veprat më madhore që janë projektuar, ndërtuar e montuar nga inxhinjerët dhe specialistët më të shquar që ka patur Shqipëria, për të cilët duhet të jemi falenderues dhe mirënjohës’). HEC=Hidro Elektro Central.
Burimi/Facebook/E kaluara jonë/Kozma Borova


Leave a Reply