Të gjithë ju që udhëtoni me makina për Kosovë, duhet ta dini që: Nga data 1 korrik Qeveria e Kosovës do të marrë përsipër sigurimet tuaja.Qeveria ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror.
Polica e sigurimit do të jetë e subvencionuar për automjetet jokomerciale për pasagjerë, me kapacitet deri në 9 ulëse.
Në vendim thuhet: “Me stinën e verës, të gjithë e dimë se vijnë edhe bashkatdhetarët tanë. Mirëseardhja jonë e parë për ta është në pikat kufitare. Edhe sivjet, sikurse viteve të mëparshme, duke filluar nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, tha kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për të lehtësuar kostot e udhëtimit për mërgatën, thuhet në shpjegim.
Sinqerisht dhe pa kurfarë ngjyrosje politike, mendoni se diaspora vërtet ka nevojë për ndihma nga qeveria e Kosovës?
Informacioni është ky, e ju nëse doni mund edhe ta komentoni!
Burimi/Facebook


Leave a Reply