— Mami, pse nuk shpreh më mendimin tënd?
— Sepse kam mësuar që kur flas, i shqetësoj të tjerët.
— Dhe pse nuk thua më çfarë ndien?
— Sepse më kanë mësuar që e teproj.
— Dhe pse nuk qan më?
— Sepse më tallin kur e bëj.
— Dhe pse nuk buzëqesh më aq shpesh?
— Sepse më lodh të shtirem sikur çdo gjë është në rregull.
Ajo grua nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Ka pasur një kohë kur qeshte me zemër.
Kur kërcente edhe pa muzikë.
Kur ëndërronte me zë të lartë dhe besonte se mënyra e saj për të dashur ishte e mjaftueshme.
Por e shuan.
Pak nga pak.
Me çdo “nuk është asgjë e rëndë”…
Me çdo “je e çmendur”…
Me çdo “ja ku jemi përsëri”.
Nuk e kanë rrahur.
Por e kanë bërë të heshtë.
Nuk e kanë lënë vetëm.
Por kanë ndaluar së dëgjuari.
Dhe sot, shumë pyesin çfarë i ka ndodhur.
Përgjigjja është e thjeshtë:
U lodh së foluri me ata që nuk donin ta kuptonin.
U lodh së dhëni shpjegime atyre që e kishin gjykuar tashmë.
U lodh së dhëni dashuri aty ku merrte vetëm indiferencë.
Tani e shohin në heshtje…
Por sikur ta dinin gjithçka që ajo mban brenda,
do të bërtisnin nga turpi që nuk e mbrojtën.
Sepse kur një grua pushon së foluri…
është sepse nuk pret më asgjë.
Dhe kur një grua nuk pret më asgjë…
është sepse ajo ka dhënë gjithçka.
Burimi/Facebook


Leave a Reply