– Çdo ditë.
– Në çfarë ore?
– Çdo orë që mundem.
– Si ?
–Ështe një mengjes që hamë bashkë, me një puthje ne balle.
Është një kafe e përgatitur ashtu siç i pëlqen asaj, ja çoj te shtrati me një buzëqeshje.
Është një “Të dua” e thënë para se të dal, pa e harruar kurrë.
Është një mesazh gjatë pushimit të punës për ta pyetur: “Si je?”
Është dëshira për të shkuar në shtëpi, sepse aty rreh vërtet zemra.
Është ajo që më pret me darkën gati, me pergaditjen e saj më të mirë.
Është ta shikosh ndërsa ha dhe ti thuash: “Sa e bukur je.”
Është ti thuash se është kuzhinierja ime e preferuar, ndërsa unë pastroj tryezën me mirënjohje.
Është ta zhvesh butësisht, ta puth, ta përkëdhel sikur të ishte hera e parë.
Është të bëj dashuri me të, por edhe me mendjen, zemrën, shpirtin e saj.
Dhe pastaj ta mbaj pranë meje, ti pëshpëris se ajo është gjëja më e bukur që më ka dhënë jeta.
Se e dua. Se do t’ia them përgjithmonë.
Të bësh dashuri nuk është vetëm seks.
Është gjithçka që bën për të dashur, çdo ditë, në çdo gjest.
Është të jesh aty. Gjithmonë. ❤️
Burimi/Facebook/Mësimi/Brunilda Vata Gjuraj


Leave a Reply