
Edi Rama ka zgjedhur dy qytete me rëndësi jo vetëm kombëtare, por edhe për vet liderin e socialistëve për të mbyllur fushatën elektorale, Shkodrën dhe Vlorën.
Ndryshe nga herët e tjera, sikurse ky takim përmbyllës është zhvilluar në Tiranë, këtë herë kombinohet në dy qytete.
Në fjalën e tij në mitingun e qytetit të Shkodrës, kryesocialisti Rama është shprehur se ka vendosur që të zhvillojë mitingjet njëkohësisht në të dy këta qytete pasi në ty ka nga një pjesë të rrënjëve të tij.
“Kemi ardhur me historinë për t’i dhënë qeverisjes së këtij vendi erë, dije urti dhe burrni, këtë do të bëjmë me votën që i kërkojmë Shkodrës dhe Vlorës në 23 qershor. Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni nga e shkuara. Ndëshkojeni me votën për numrin 29 marrëzinë e përçarjes. Batakçillëku e ka varfëruar Shqipërinë në ekonomi dhe aspirata dhe sot një hije e vjetër dhe e lodhur po endet nëpër Shqipëri për ti ngopur njerëzit me lugën bosh. Mbështesni Rilindjen për të pasur një qeveri që shërben dhe jo një çetë plak që rrëmben. Rrena dhe tradhtia e rraskapitën këtë popull të mbytur në varfëri. Këtu në Shkodër lindi gjyshja që i dha fëmijërisë sime jehonën e kambanave të kishës dhe aromën e librave të shenjtë, ndërsa në Vlorë, lindi nëna ime që më mësoi pse nderi dhe dija janë më të mira se batakçillëku. Këtu në Shkodër unë përjetova fare i ri rilindjen e fesë, ndërsa në orë unë pashë shpirtin rebel të shqiptarëve që ngriti krye ndaj regjimit të ri të Tiranës që u premtoi shqiptarëve parajsën dhe i përvëloi në ferrin e piramidave”, u shpreh Rama.
Gazeta Dita
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply