Nga një shtet që duhej të zhvillohej mbi meritë, transparencë dhe interes kombëtar, Shqipëria e Edi Ramës është kthyer në një supermarket gjigant të pasurisë publike, ku gjithçka shitet me zbritje ose falet për miqtë, suportuesit e zgjedhjeve të grabitura, klientët dhe investitorët “strategjikë”.
Asgjë nuk kursehet më: toka, deti, ajri, monumentet, natyra, historia – gjithçka është në shitje.
Çdo gjë shitet, dhe nderi.
Me një VKM dhe një dosje false të zhvillimit, atdheu falet me letra nënshkrimi në katin e tretë të Kryeministrisë.
Prandaj vraponi “strategjistë”!
Ju ka ardhur dita!
Keni njeriun e duhur!
Shitësin më shkëlqyes të atdheut që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Rrëmbeni, merrni, gardhoni, pasurohuni, festoni e harbohuni!
Shqipëria shitet!
Shitet lirë!
Për një copë votë por që është pushtet qe shet.
Merrni ç’t’ju dalë përpara!
Ramën që e mbajtët në pushtet e keni!
Ligjin e keni!
Paratë dhe po s’i patët jua gjen Rama.
Ligji i tij për investimet strategjike, ka shërbyer si mashtrim sistematik për t’i hequr qytetarëve të drejtën mbi pasurinë e përbashkët.
Askush nuk mat më impaktin real në ekonomi, në mjedis apo në zhvillimin e qëndrueshëm.
Mjafton një dosje me flamuj, një plan 3D dhe firma që vijnë sipas porosisë.
Shkatërroni në emër të ndërtimit strategjistë!
Paraja s’ka as erë dhe as ngjyrë! Vetëm vlerë.
Supermarketi është i hapur 24 në 24.
Në këtë supermarket shtetëror, ku Rama është shitësi, parlamenti magazinieri dhe drejtësia rojtari që bën sikur s’pa gjë, nuk ka më rëndësi interesi publik.
Rëndësi ka të mbyllet pazari shpejt dhe pa zhurmë.
Vota, para, prona e pushtet duhen.
E ndërkohë që shteti shet pasuritë, qytetari shqiptar përballet me rritje çmimesh, taksash dhe shërbimesh të përkeqësuara.
Sepse kur çdo gjë i jepet një privati me të drejtën për të mbledhur fitime, shteti bëhet vetëm ndihmës i fitimit, jo përfaqësues i popullit.
Ky është sade kolonializëm me firmë shqiptare.
Dhe ajo çfarë po ndodh në Shqipëri nuk është zhvillim.
Është ky kolonializëm i ri, ku pushteti i zgjedhur vepron si administrator i pasurive të huaja dhe ku qytetarët janë bërë spektatorë të një shitjeje pa fund.
E në çdo supermarket ka një kufi shterimi të produktit. Në Shqipëri, ky kufi po afrohet: nuk do të mbetet asgjë për të shitur, përveç dinjitetit që dhe ky ka dalë në ankand
Për gjithçka ndodh nën sytë tanë duhet reflektim.
Shqipëria nuk është raft bosh i historisë, por atdheu ynë.
Dhe askush nuk ka të drejtë ta shesë pa pyetur kombin.
Sot duhet një ndalim kombëtar.
Një auditim.
Një hetim i plotë për çdo kontratë.
Dhe mbi të gjitha, një zgjim qytetar, sepse supermarketet mbyllen kur nuk ka më klientë, por shteti shpëtohet kur populli thotë: Boll më!!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply