Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT-inë se kur do të gjente burrë e bija, duket se fati dhe teknologjia “bashkëpunuan” për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.
Shqiptarja më e njohur në botën e teknologjisë dhe një nga figurat kryesore në zhvillimin e inteligjencës artificiale ChatGPT, Mira Murati, pritet të martohet së shpejti në një ceremoni private në Toskanën e bukur italiane.
Sipas A2 CNN, ceremonia po organizohet me një nivel shumë të lartë sigurie dhe privatësie. Të ftuarit kanë nënshkruar kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali vizual, foto apo video, në rrjete sociale apo media.
Megjithatë, disa detaje kanë dalë: mësohet se në dasmë do të përfshihen elemente të trashëgimisë shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një shije autentike dhe krenare, shkruan A2 CNN.
Mira Murati do të veshë kostumin tradicional të nuseve të jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu origjinën dhe rrënjët e saj kulturore. Po ashtu, këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e ceremonisë.
Burimi/Facebook
Leave a Reply