Alban Rame Dega pas nje semundjeje te rende dhe lufte te paepur me vdekjen vdiq New York te SHBA me daten 8 Qershor, 2025.
Albani lindi me 10 Mars 1956 ne qytetin e B. Currit ku jetoi dhe u shkollua deri ne mbarimin e arsimit te mesem . Ai qe ne vogli u dallua per nje inteligjence te larte, shpirt disipline dhe vullnet te madh per te permbushur cdo detyre ne nivelin me te larte te mundshem. Rezultatet e tij ne shkolle terhoqen shume shpejt vemendjen e mesuesve dhe nxenseve te tjere duke krijuar nje respect te madh dhe duke u kthyer ne modelin e studentit ekselent.
Mbeshtetur ne rezultatet e larta te arritura nga Albani pas mbarimit te Gjimnazit Asim Vokshi ai u dergua ne Kine per studime universitare ku studjoi Histori, Diplomaci dhe Letersi Spanjolle e te huaj dhe atje u dallua per rezultate te larta te arritura ne fushen perkatse duke hyre ne Librin e Nderit te Universitetit te Pekinit. Ne saje te intelektit te tij te vecante dhe vullnetit te tij te madh duke mesuar dhe studjuar disa gjuhe te huaja ai qe heret kishte shfaqur aftesi te vecanta ne njohjen e historise, politikes dhe diplomacies. Talenti I tij shume shpejt impresionoi institucionet politke shteterore e diplomatike te kohes ku pervec punes si nje perkethyes I shkelqyer ai shfaqi aftesi te vecanta si gazetar dhe koemtator i talentuar ne median televizive. Ishte kjo edhe njera nga arsyet kryesore qe Albni ne vitin 1990 fitoi nje konkurs nderkombetar te organizuar nga OKB-ja per gazetaret me te talentuar ne bote ketu ne New York.
Ai punoi per nje kohe te gjate ne Agjensine Telegrafike Shqiptare ku u shqua per shpirtin e tij krijues, aftesite dhe talentin e tij si perkethyes ne disa gjuhe(ai fliste dhe shkruante ne 7 gjuhe te huaja english-spanjisht-kineze-frengjisht-italisht-rusisht dhe gjuhen amtare shqipe). Ai u dallua per disipline te larte dhe si nje njeri pa pretendime per permbyshjen e detyres te tij cfare ishte dhe mbeti qellimi kryesor ne sherbimin e tij ndaj punes dhe vendit.
Vecanarisht qe nga periudha e demonstrative te rinise studentore kosovare ne vitin 1981 e me pas ai me se shumti ka mbuluar me shkrime dhe komente te shumta zhvillimin e ngjarjeve ne Kosove duke u bere njohesi dhe komentatori me I spikatur I zhvillimeve te atjeshme ne raport me komunitetin nderkombetar rajonal dhe europian.
Ky rol u zhvillua dhe arriti nje nivel te ri ne periudhen e luftes ne Kosove ku komentet dhe shkrimet e tij kane patur nje ndikim dhe jehone te vecante jo vetem ne komunitatin shqiptar ketu ne USA, Shqiperi dhe Kosove por ato kane ndihmuar jo pak edhe komunitetin e huaj per te kuptuar natyren dhe rendesine e zhvillimeve te atjeshme.
Vecanarisht nje faq e ndritur ku Alban Dega shpalosi aftesite e tij erganizuese e mediatike eshte periudha e luftes te UCK-se ne Kosove ku nga njera ane zeri I tij kumnbonte pothuajse cdo mbremje ne valet e Radios Zeri I Malesise e ndersa Ai kurre nuk reshti se punuari e angazhuari ne orginizimin e njesiteve te vullnetarve te pare te luftes ashtu sikurse nuk u kursye per ta ndihmuar ate edhe financiarisht deri ne clirimin perfundimtar te Kosoves nga barbaret shoviniste serbe.
Albani la gjurme te thella ne gazetarine shqiptare sidomos ne periudhen e pas 90-tes. Duke qene nje ze I lire dhe gjithenje ne akordance me shqetsimet dhe hallet e popullit e te vendit tij ai u be nje avokat I denje ne mbrojtje te tyre. Me nje guxim dhe intelektualizem te pashoq Alban Dega qe ne ditet e para te erave demokratike u be nje mbrojtes I denje I standarteve te demokracise duke luftuar papajtushmerisht me deformimet autokratike dhe simptomat e uzurpimit te pushtetit nga individe dhe forca politike te caktuara. Ai me shkrimet e tij ne shtypin periodik shqiptar dhe sidomos ne shume Gazeta te huaja(si El Pais, Vanguardia, El nacional, Koriere DelaSera, Le Mond, Haftington Post, Frankfurter Rundshau etj.)pervec pasqyrimit te realitetit te zhvillimeve ne Shqiperi ai paralajmeroi katrahuren e madhe qe neser vendit do ti duhej te perballej(me ngjarjet e 97-tes dhe deformimet e tjera te mevonshme).
Gjithashtu Albani qe pjese e shume delegacioneve shteterore dhe perktheu per mbi 18 Kryeministra e Presidente shtetesh, per 4-5 mbreter e monarke, per mbi 26 Ministra te Jashtem dhe personmalitete te tjera te rangut larte ne te pese kontinentet ku gjithmone ra lehte ne sy elekuenca dhe tefolurit perfekt te gjuheve ne te cilat ai perktheu.
Albani kurre nuk pranoi konformizmin per qellime perfitimi personal ashtu sikurse mbeti nje luftetar I palekunder kunder mediokritetit dhe hipokrizise ne qendrimin karshi te vertetes. Per ate ai nuk fali askend dhe asnjeher. E verteta, ishte referenca dhe ylli polar I orientimit te tij ne boten mediatike.Prandaj edhe luftoi pa kompromise per triumfin e tyre pasi ishte kryemotivi I jetes dhe karrieres te tij.
Padyshim qe Alban Dega ishte modeli I nje qytetari me culture e vision te gjere, human si ai dhe I perkushtuar deri ne sacrifice per t’ju sherbyer bashkeatdhetarve te tij. Gjate jetes ketu ne SHBA Albani pervec puneve te tjera(si pekthyes ne disa gjuhe per UNO-n dhe organizata te tjera qeveritare dhe jo qeveritare) ai perktheu dhe orientoi emigrantet e sapoardhur ne token amerikane me ligjin e marrjes se lejes te qendrimit ne SHBA. Shume prej tyre fituan te drejten e qendrimit pikerisht ne saje te punes te palodhur te Alban Deges. Sigurisht qe ai nuk arriti te bente te gjithe te lumtur por kurre nuk pushoi e nuk gjeti qetsi derisa ata munden te sigurojne te drejten e qendrimit ne SHBA.
Alban Dega dhe Familja e tij(Vera-bashkeshortja dhe femijte e tyre)ishte qendra e gravitetit te Universit tij. Ai ishte nje bashkeshort tejet I respektuar dhe mjaft I afert e shoqeror me femijte e tij. Per ate Familja ishte tempulli ku e ndjente veten pambarimisht te perkushtuar por edhe foleja ku ai thurte dhe realizonte endrrat e tij. Per ate ai e jetoi dhe dhe coi ne perjetsi misionin e tij.
Te gjithe ata qe e njohen e paten te bejne me te e mbajne mend per njeriun e fjales te mire e te menchur, babaxhan e te papertuar, visionar e plot kulture. Albani do ti mungoje shume Familjes te tij, rrethit tij te gjere shoqeror, shtypit dhe medias televizive. Ai ka lene nje boshllek qe nuk eshte lehte per ta mbushur por ka lene nje shembull qe ja vlen aq shume per ta jetuar. Lamtumire Alban Dega
Burimi/Facebook/Dispora Frymemarrja e Kombit


Leave a Reply