Historikisht, Shqipëria është themeluar si një “ Shtet Kombëtar i Shqiptarëve, ” me një përqindje shumë të lartë të popullsisë shqiptare etnikisht homogjene (mbi 90%). Pavarësisht pranisë së minoriteteve (grekë, maqedonas, vllehë, romë, egjiptianë, boshnjakë,etj. ), Shqipëria nuk është konceptuar si “shtet multietnik” në kuptimin e modelit zviceran, belg apo “modern bashkohor”. Mbas viteve 90 u “ eksportuan ”në Shqipëri tendenca filozofike drejt një shoqërie të hapur. Në aspektin shoqëror Integrimi Europian ka sjellë me vete ne Shoqërinë Shqiptare presion për më shumë tolerancë, diversitet, dhe të drejta për pakicat. Legjislacioni shqiptar është përafruar e përshtatur me standardet e BE-së, duke njohur të drejtat për pakicat gjuhesore dhe gjuhët e tyre, te drejtat për familjen, per Shoqerine e hapur dhe bashkëjetesën multietnike. Shoqëria civile në Shqipëri e sidomos në qytete të mëdha si Tirana, është më e hapur ndaj të huajve që janë shtuar e shtohen çdo dite, ndaj komuniteteve LGBTQ+ dhe prindit 1 e prindit 2, ndaj emigrantëve të ardhur në Shqipëri ku vendin e pare e zenë rreth 30 mije italian, e me pas rreth 10 mije Iranian, Ukrainas, Palestineze, Filipinas, Bangladeshas, Polake, Rus, Kineze, Afrikane, etj. Ndoshta Ministria e Brendeshme i ka te evidentuar listat e te huajve qe jane vendosur ne Shqiperi si dhe investitorëve të huaj. Kjo Ministri duhet ti kete hartuar Politikat dhe rrezikun e instrumentalizimit të konceptit “multietnik. Kane lindur edhe shqetësime të bazuara në këto zhvillime. Disa aktorë politikë apo ndërkombëtarë e përdorin idenë e “shtetit multietnik” si levë për të dobësuar konceptin “ Kombëtar Shqiptar “, sidomos në kontekste të ndjeshme si Republika e Kosovës, Shqiperia ne Maqedonine e Veriu, Shqipëria në Malin e Zi, Lugina Shqiptare e Presheves, Çamëria Shqiptare. Influenca Serbe në Ballkan ka synuar shpesh përçarjen e vendeve përmes nxitjes së autonomive etnike (si rasti i “Republika Srpska”). Në kontekstin Rajonal dhe ndërkombëtar, BE, SHBA dhe Organizatat Ndërkombëtare kërkojnë vërtet garantimin e të drejtave të pakicave gjuhësore, por Ato nuk kërkojnë ndërtimin e një “ Shteti Multietnik”në Shqipëri, në dëm të Karakterit Kombëtar Shqiptar. Në fakt, në Kosovë, për shembull, koncepti i “multietnicitetit” u imponua padrejtësisht nga disa drejtues të SHBA e BE si pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare. Por në Shqipëri ky “multietnicitetit”nuk është kërkuar drejtpërdrejt nga ana e tyre.
👉Si përfundim: Shqipëria vërtetë po ecën drejt një shoqërie më të hapur, por ende mbetet dhe duhet te mbetet një “Shtet Kombëtar”, jo multietnik në kuptimin institucional, mbasi kjo e fundit do konsiderohej “ tradhëti ndaj Atdheut “
Burimi/Facebook


Leave a Reply