Ndoshta meritonim dicka me shume se barazimi.
Sepse ne pergjithesi luajtem me mire se serbet…shperdoruam nje 11 metersh i cili ne rast se do ish shnderruar ne gol mund te na conte me lart moralisht e psikollogjikisht dhe mund tu celte deren edhe golave te tjere.
Serbia pare e analizuar me kujdes ishte e vendosur shume mire taktikisht…ishte me lart se ne fizikisht si dhe ne luften ne ajer pothuajse i fitoi te gjitha duelet me lojtaret tane. …e gjithesesi asnje here nuk u ngrit dot me lart se ne…
Pa hezitim mund te them se duke e pare se si po shkonte ndeshja e duke qene pothuajse te bindur qe kete lloj Shqiperie nuk e mundnin dot …futbollistet serbe nisen te provokojne e ta agzagjerojne me disa veprime te tyre diktuar kjo edhe nga hedhja e disa sendeve normalisht te ndaluara …ne fushe….por qe gjithesesi ishin ku e ku me gjithe c’ka serbet i bene Shqiperise ne ate 14 tetor te 2014 ne Beograd.
Sinqerisht pyes…cfare prisnin futbollister serbe qe ne Tirane …tifozet shqiptare tu hidhnin atyre buqeta me lule ?
Dhe me vjen mire qe pas ndeshjes si trajneri Stojkovic po ashtu edhe kapiteni Mitrovic nuk i kane permendur fare keto episode…duke vleresuar pritjen e trajtimin qe ju be atyre ne Tirane…skuadren shqiptare gjate ndeshjes … por edhe publikun e zjarrte shqiptar.
Mendoj se ishim ne qe humbem nje 3 pikesh teper te vlefshem…ndersa theksoj se serbet qene disi edhe me fat e duhet ti jene falenderues portierit te tyre Petrovic per piken e vyer qe moren ne Tirane.
.
Strakosha per mua ne dy -tre raste vertetoi qe mbetet ende nje nder portieret me te mire te dekades se fundit ne historine e kombetares sone.
Gjimshiti i sakte e konstant…Ajeti vec ok…
Per Hysajn e Mitajn e them me plot gojen se ishin me te miret ne fushe jo vetem per ne…por me te miret e krejt ndeshjes.
Nga mesi i fushes jam i pa kenaqur vecmas nga Asllani i cili nuk u ngjit asnjehere ne rolin qe duhej te luante …nuk me binden ne kete ndeshje as Laci e as Shehu …nderkohe qe Hoxha mbeti thjesht …shume zhurme per asgje.
Dyshja tipike e sulmit nuk e pati as shpejtesine, as befasine e as agresivitetin e pritshem.
Pas 2 gjuajtjeve te rrezikeshme prej Mitajt ne te 10′ dhe te Lacit ne te 35 ‘ …do te vije penalltia per ne ku merita absolute eshte e Hysajt…
Nga pika e bardhe gabon Manaj…mugese qetesie, pasiguri ne vet vete…ngarkese psikollogjike …besim i tepruar tek vetja, aftesi e merite e portierit serb …te gjitha bashke dhe Shqiperia privohet qe ta mbylle pjesen e pare 1-0 …c’ka mund te ishte ky edhe rrezultati perfundimtar i ndeshjes.
Nderrimet e bera nga Sylvinjo ishin ne kohen e duhur dhe sollen nje lloj tjeter marshi ne lojen tone dhe kjo per merite te Dakut e te Uzunit…e deri diku edhe te Bajramit.
Te mos harrojme se ne te 52’ eshte Strakosha qe na shpeton nga nje gol i sigurte teksa ndal goditjen – gol me koke te Mitrovicit.
Edhe kete here nuk arrita ta kuptoj dot hezitimin [ nderkohe qe une personalisht e quaj dashakeqesine ] e Sylvinjos per te hedhur ne fushen e lojes talentin e madh te futbollit shqiptar…Mucin…ku fare mire me Lacin ne vend te Shehut dhe Mucin ne vend te Lacit [ flas per rolin qe i kish dhene Sylvinjo ketij te fundit per kete ndeshje] …e se bashku me Brojen e Dakun do te kishin bere shume me teper e me mire ne vijen tone sulmuese …se sa reparti sulmues te cilit trajneri yne brazilian i besoj ne kete ndeshje…
Druaj se fitoren qe e lame te na ike nga dora ne Tirane …do ta qajme fort deri ne fund te Nentorit …kur te kene perfunduar ndeshjet ne grupe e ku pas Anglise kryesuese s’eshte fare cudi qe Serbine ta shohim siper nesh e te dyten e grupit…ani pse me ta kemi edhe nje tjeter ndeshje Vullkan…ate te 11 tetorit te ketij viti ne Beograd.
Per mua ne ndeshjen e 7 qershorit 2025…porta e mbrojtja jone meritojne note kaluese…nderkohe mesfusha e sulmi ngelin ne klase.
Na mungoi agresiviteti e finalizimi… guximi e besimi tek vetja …shume te rendesishme keto per ta fituar nje ndeshje futbolli perballe c’do lloj kundershtari…
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply