Do të jua shpjegoj pse e quaj të tillë. Kur nevojitet që të transportohet një elefant me avion nga njëri shtet në tjetrin, bashkë me të në kafaz, vendosin edhe disa zogj të vegjël. Duket e çuditshme, po kjo ka një shpjegim. Pavarësisht masës së tij trupore gjigande, elefanti nuk do ti bënte kurrë keq asnjë gjallese, sado e vogël të jetë.
Kështu, ai qëndron përgjatë të gjithë udhëtimit duke qëndruar në mënyrë perfekte pa lëvizur fare për shkak se ka frikë mos lëndojë duke i shtypur me këmbë ndonjë zog. Kështu arrihet të mbahet ekulibri i avionit. Dhe kjo është vetëm prova e parë e natyrës së tij fisnike. Të magjepsur nga kjo sjellje, shkencëtarët kanë studiuar trurin e elefantit dhe kanë zbuluar prezencën e qelizave bosht.
Këto qeliza janë neruone tepër të rralla, që gjenden edhe tek qëniet njerëzore. Këto neurone lidhen me vetëdijen, empatinë dhe perceptimin social. Me fjalë të tjera, elefanti nuk është i madh vetëm fizikisht, por është i madh edhe emocionalisht. Ai ndjen, kupton dhe reagon me një mençuri në heshtje. I magjepsur nga natyra e tyre, Leonardo Da Vinçi ka shkruar për ta:
Elefanti mishëron drejtësinë, arsyen dhe vetëpërmbajtjen. Futet në lumë dhe lahet me një lloj solemniteti, sikur të donte të pastrohej nga të gjitha të këqiat. Nëse rastis një njeri që ka humbur, e shoqëron atë butësisht duke i treguar rrugën. Ai nuk ecën kurrë vetëm, gjithmonë në një grup, gjithmonë i drejtuar nga një udhëheqës.
Ai është i përulur. Çiftohet vetëm natën, privatisht, larg kopesë, dhe përpara se të kthehet tek turma, lahet. Dhe nëse has ndonjë kope kafshësh të tjera gjatë rrugës, e lëviz atë me delikatesë me feçkën e tij, në mënyrë që të mos lëndojë askënd. Por ajo që të prek më shumë në shpirt është kjo:
Kur elefanti ndjen se po i vjen fundi, ai largohet nga tufa dhe shkon të vdesë i vetëm, në një vend të izoluar. Pse e bën këtë? Për t’u kursyer më të vegjëlve dhimbjen që do të ndjenin nëse do ta shikonin duke dhënë shpirt. Ai i bën këto nga përulësia, nga dhembshuria dhe nga dinjiteti. Tri virtyte të rralla, që zor gjinden edhe tek njerëzia.
Burimi/Facebook/Mësimi


Leave a Reply