Ishte koha kur një duhan i dredhur me dorë ishte më shumë se tym. Ishte besë, burrëri, mirëbesim.
Kur dikush të kërkonte një cigare, nuk ishte vetëm për ta pirë, por për të lidhur një fjalë të drejtë, për të krijuar një lidhje që s’thyhej.
Njerëzit ishin besnikë, të ndershëm, e fjala e dhënë vlente sa një pasaportë. Sot kemi gjithçka gati, cigare të paketura, kafe ekspres, miq virtualë, por shpesh mungon ajo që s’paketohet dot karakteri.
Sot të japin një duhan, po nesër harrojnë që të kanë parë. Të bëjnë like, por s’të mbajnë mend në sy. Të flasin bukur, por të harrojnë shpejt.
Dikur ndahej një cigare, por kurrë nuk ndahej besa.
Sot ndahen gjithçka, përveç sinqeritetit.Dikur i varfër në xhep, por i pasur në fjalë e nder.Sot shpesh ndodh e kundërta.
Koha ecën, por le të mos harrojmë kush ishim.
Sepse në fund, nuk është duhani që bën njeriun, por besa që ai i jep tjetrit.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply