Një zogth i bardhë miturak,
Që kurrë nuk u ba pëllumb
Më përhiret sikur gugat
Pastaj karmon në qiellin vjeshtak
Dhe humb…
Në faqe të Gurit Gjon
Përfalen me ditën, rrezet e fundit
Veten e pyes si gjithmonë:
Përse kjo Qafë quhet e Pëllumbthit
E jo Pëllumbit?!
Ç’të ketë ngjarë te kjo Qafë
Dikur në motin e largët
Ndoshta kuvendi me pajtimtarë
Pezull i la palët,
E,therën plagët…
Sa herë kaloi në Qaf Pëllumbth
Një zogth i bardhë e miturak
Më duket se rend me triumf
Për t’ë thënë se një pëllumb,
Të don për plak…
Unë e pyes:
A sak?!…

Burimi/Facebook


Leave a Reply