Në një studim të bërë nga disa studiues në Heidelberg University dhe Cologne University ku u përfshinë rreth 25 të rinj, rezultoi se mospërdorimi i nje telefoni smart për 72 orë mund të ndikojë ndjeshëm në tru.
Studjuesit përdorën Rezonancën Magnetike për të monitoruar ndryshimet në aktivitetin e trurit gjatë këtij studimi.
Kur pjesëmarrësve u tregoheshin imazhe të telefonave smart, aktiviteti i trurit të tyre ngjante me modelet e vëzhguara tek varësia ndaj substancave, veçanërisht në zonat e lidhura me dopaminën dhe serotoninën—neurotransmetues përgjegjës për shpërblimin dhe sjelljen kompulsive.
Kjo sugjeron se përdorimi i shpeshtë i telefonit mund të shkaktojë reagime në tru të ngjashme me varësinë.
Interesant është fakti se, megjithëse skanimet e trurit treguan ndryshime të forta neurologjike, testet psikologjike nuk treguan ndryshime të rëndësishme të humorit apo dëshira të forta. Disa pjesëmarrës raportuan se ndiheshin më mirë, por kjo nuk ishte e qëndrueshme në të gjithë grupin.
Gjetjet theksojnë sa thellësisht i ndërthurur është përdorimi i telefonit me proceset tona mendore, veçanërisht në kontekstin e ndërveprimit shoqëror. Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të eksplorojnë se si pajisjet dixhitale formësojnë trurin tonë, ky studim ngre pyetje të rëndësishme mbi ndikimin afatgjatë të përdorimit të tepërt të telefonave smart dhe përfitimet e mundshme të periudhave të shkëputjes së herëpashershme.
Burimi/Facebook/Hygea Hospital Tirana


Leave a Reply