Leuçemia është një sëmundje malinje e indeve hematopoetike, e karakterizuar nga prodhimi i pakontrolluar i qelizave të bardha të gjakut (leukociteve).
Leuçemia akute ka një fillim të shpejtë dhe progresion agresiv. Në këtë kategori përfshihen dy lloje kryesore: leuçemia akute mieloide (AML) dhe leuçemia akute limfoblastike (ALL). ALL është më e shpeshtë tek fëmijët, ndërsa AML haset më shpesh tek të rriturit. Pacientët paraqiten zakonisht me anemi, trombocitopeni dhe neutropeni, duke u shfaqur me simptoma si lodhje ekstreme, infeksione të shpeshta, gjakderdhje të lehtë dhe ndonjëherë dhimbje kockore apo zmadhim të nyjeve limfatike dhe shpretkës. Diagnoza vendoset përmes biopsisë së palcës kockore.
Në kontrast, leuçemia kronike ka një evolucion më të ngadaltë dhe shpesh zbulohet përmes analizave rutinë të gjakut. Dy format kryesore janë leuçemia kronike mieloide (CML) dhe leuçemia kronike limfocitare (CLL). Pacientët me leuçemi kronike mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë pa simptoma të dukshme, por në stadet e avancuara mund të shfaqin lodhje, humbje peshe, djersitje nate dhe infeksione të shpeshta.
Burimi/Facebook/Trita Hospital


Leave a Reply